|
Kategoria Superiore starton me emocione Tirana e Vllaznia, pėrballje nė javėn e parė Rruga e gjatė drejt kampionatit 2008-09 nė Kategorinė Superiore ka nisur nga Pallati i Kulturės, ku gjatė mesditės sė djeshme u hodh shorti i sezonit tė ri. Pas fjalės hapėse tė shefit tė marrėdhėnieve me median nė FSHF, Tritan Kokona, ceremoninė e pėrshėndeti presidenti i FSHF-sė, Armand Duka. Nė fjalėn e tij, kreu i institucionit qė drejton futbollin nė vend nuk harroi tė theksonte nivelin e lartė tė kategorisė elitare nė sezonin e kaluar, qė dhuroi emocione deri nė javėt e fundit. "Me njė punė ndryshe nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe me njė organizim perfekt, duke pasur parasysh edhe eksperiencėn e viteve tė shkuara, unė jam i bindur se dhe tė gjithė ne besojmė se sezoni i ri do tė dhurojė spektakėl pėr futbolldashėsit shqiptarė, ku padyshim urojmė qė tė fitojė mė i miri. Uroj futbollistėt e trajnerėt dhe i falėnderoj ata pėr kontributin e tyre nė zhvillimin e futbollit shqiptar", tha Duka. Nė shortin e parė tė kėtij lloji tė organizuar nga FSHF goglat janė tėrhequr nga moderatorja Anjeza Maja, e cila shoqėrohej nga dy figura tė shquara tė futbollit shqiptar: Fatmir Frashėri, ish-futbollist, trajner dhe president i Tiranės dhe ish-lojtar i Vllaznisė dhe Kombėtares, Hysen Zmijani.
Qė prej shortit u zbulua se ashtu si nė edicionin e kaluar, Tirana e Dinamo do ti luajnė ndeshjet nė stadiumin "Selman Stėrmasi", e pėr kėto dy skuadra u caktuan me short tė veēantė numrat 1 e 12, ku pėr blutė u tėrhoq gogla me numrin 1, ndėrsa pėr bardheblutė mbeti numri 12. Ndėrkohė, Partizani do vazhdojė ti zhvillojė ndeshjet nė stadiumin "Qemal Stafa". Nė bazė tė skemės sė pėrcaktuar mė parė, java e parė e Superiores, qė do tė luhet mė 24 gusht, do tė startojė me njė ndeshje tė madhe, ku Vllaznia pret Tiranėn nė Shkodėr. Fillimi i vėshtirė i bardhebluve vazhdon nė javėn e tretė, me derbin pėrballė Partizanit, ndėrsa nė javėn e shtatė ata luajnė me Dinamon kampione nė fuqi. Pas sfidės me Tiranėn, dinamovitėt nga ana e tyre luajnė me Partizanin nė javėn e 8-tė. Nė fazėn e dytė, Partizani pėrballet me Tiranėn nė javėn e 14-tė dhe me Dinamon nė javėn e 19-tė. Dinamo pret Tiranėn nė javėn e 18-tė.
|


|