|
Ilir Pėrnaska, nė librin e rekordeve
Legjenda shqiptare, mes golashėnuesve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave nė kampionatet elitare Ilir Pėrnaska, njė prej futbollistėve mė tė mėdhenj tė vendit tonė, ka hyrė nė librin e rekordeve botėrore. Ish-sulmuesi shqiptar ėshtė pėrfshirė nga Federata Ndėrkombėtare e Futbollit pėr Histori dhe Statistika (IFFHS) nė listėn e golashėnuesve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave nė kampionatet elitarė nė tė gjithė botėn. I lindur mė 14 shtator tė vitit 1951, talenti i tij shpėrtheu qė nė moshė fare tė re. Nė fakt, kur ishte vetėm 20 vjeē, nė kampionatin e parė me Dinamon, Pėrnaska u shpall golashėnuesi mė i mirė i Shqipėrisė, me 19 rrjeta tė shėnuara nė vitin 1971. Klasi i tij i lartė, pėr tė cilin kujtohet me nostalgji edhe nė ditėt e sotme, nuk u frenua me kaq. Pas atij viti Pėrnaska u shpall golashėnuesi mė i mirė i vendit tonė edhe nė pesė kampionatet nė vazhdim (nga viti 1972 deri nė 1976-ėn). Ilir Pėrnaska luajti pėr njė dekadė me Dinamon, prej korrikut 1971 deri mė qershor 1981 dhe ishte padyshim njė prej pikave mė tė forta tė ekipit. Sė bashku me titullin tė sezonit tė kaluar, dinamovitėt janė kurorėzuar 17 herė kampionė nė historinė e tyre, ndėrkohė qė nė kėtė "palmares" sulmuesi ka lėnė jo pak gjurmė. Pėrveēse ėshtė shpallur gjashtė herė golashėnues, ai e ndihmoi skuadrėn qė tė fitonte pesė herė kampionatin. I klasifikuar mes futbollistėve mė tė mėdhenj nė historinė e Shqipėrisė, Pėrnaska ishte pjesė e padiskutueshme edhe e ekipit Kombėtar. Me fanellėn kuqezi ai ka luajtur 15 ndeshje, duke shėnuar 5 gola. Megjithatė, paraqitjet ndėrkombėtare tė tijat, por edhe tė shumė yjeve tė tjerė si Safet Berisha, Petrit Dibra, Vasillaq Zėri, apo portieri Jani Kaēi, u komprometuan nga sistemi komunist. Gjatė periudhės 1976-1980, Kombėtarja dhe klubet shqiptare nuk kanė luajtur asnjė ndeshje zyrtare nė nivel ndėrkombėtar, pas vendimit tė drejtuesve tė shtetit.
Libri i rekordeve
Vendin e parė nė librin e rekordeve pėr golashėnues e mban legjenda e futbollit brazilian, Romario de Souza Faria, qė ndėrmjet viteve 1986-2005 ėshtė shpallur 14 herė golashėnues nė kampionatin brazilian, holandez e atė spanjoll. Pas tij renditet ēekosllovaku Jozef Bikan (1933-1950) me 12 "Kėpucė tė Arta", ndėrsa podiumi plotėsohet nga mė i madhi i tė gjitha kohėrave, Edson Arantes do Nashimento "Pele", qė ndėrmjet viteve 1957-1973 ėshtė shpallur 11 herė si goleador. Nė klasifikimin e IFFHS-sė spikasin edhe Alfredo di Stefano, Ferenc Pushkash, Uve Seler e Ziko (8 herė), ndėrsa pas tyre vijnė edhe Euzebio Ferreira da Silva e Gerd Myler me shtatė tituj golashėnuesish. Pėrveēse ėshtė pėrfshirė nė librin e rekordeve, Pėrnaska mund tė krenohet edhe me faktin se qėndron pėrkrah emrave tė mėdhenj tė futbollit botėror. Gjashtė herė golashėnues tė kampionateve elitare janė edhe legjenda argjentinase Diego Armando Maradona dhe legjenda holandeze Marko Van Basten.
Karriera
I lindur mė 14 shtator tė vitit 1951, talenti i tij shpėrtheu qė nė moshė fare tė re: kur ishte vetėm 20 vjeē, nė kampionatin e parė me Dinamon, u shpall golashėnuesi mė i mirė me 19 rrjeta
|


|