. .
  14/07/2007
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Emri i Maqedonisė, sot nisin negociatat me Greqinė

Ndėrmjetėsi i OKB-sė shkurton etapat e bisedimeve mes palėve

Ndėrmjetėsuesi i OKB-sė pėr ēėshtjen e emrit, Metju Nimiē, do tė zhvillojė sot nė Nju Jork njė takim me negociatorin grek, Adamantis Vasilakis. Siē ėshtė paralajmėruar nė kėtė takim, ndėrmjetėsuesi Nimiē do tė dėgjojė qėndrimin e Greqisė pėr ēėshtjen e emrit, ndėrsa nė fillim tė muajit tė ardhshėm do tė ofrojė njė kornizė tė re pėr zgjidhjen e kontestit. Javėn e kaluar Nimiē realizoi takim me negociatorin maqedonas, Nikolla Dimitrov. Sipas burimeve, negociatori maqedonas ka deklaruar se Maqedonia nuk do tė pranojė kurrfarė propozimi qė do tė prekė identitetin maqedonas. Televizioni grek, NET, bėri tė ditur para disa ditėsh se Maqedonia nuk ka pranuar pakon e fundit tė ideve pėr emrin, tė ofruara nga ndėrmjetėsi i OKB-sė, Metju Nimiē.

Televizioni grek, duke cituar burime diplomatike, njofton se Nimiē nė takimin me pėrfaqėsuesit e grupit negociator nga Shkupi ka shpalosur katėr variante pėr emrin e Republikės sė Maqedonisė. Siē bėhet e ditur nga variantet e propozuara, dy mė kryesoret janė emrat: Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Epėrme. Por, delegacioni maqedonas, i udhėhequr nga kryenegociatori Nikola Dimitrov, ka hedhur poshtė kėto propozime, duke tėrhequr vėrejtjen se Maqedonia nuk dakordohet me heqjen e identitetit tė saj kombėtar. Sot, ndėrmjetėsi Nimiē do tė takohet me negociatorin grek, Adamandios Vasilakis. Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, pas miratimit tė qeverisė sė re mė 26 korrik, pritet qė tė nisė edhe negociatat pėr emrin. Partneri shqiptar i Gruevskit, kreu i BDI-sė, Ali Ahmeti, gjatė njė interviste pėr tė pėrditshmen greke, "Ta Nea", tė dhėnė para disa kohėsh, theksoi se "ēėshtja e kontestit tė emrit ka zgjatur. Sigurisht qė pėrgjegjėsi kanė edhe faktorėt e tjerė politikė, por, potencoj edhe njėherė, pėrgjegjėsia mė e madhe mbetet te Kryeministri. Njė ndėr prioritetet e partisė sonė politike ėshtė anėtarėsimi nė UE dhe NATO. Ne kemi kontribuar dhe do tė kontribuojmė nė tė ardhme pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė pranueshme. Padyshim Greqia, qė u dėshmua edhe me Samitin e Selanikut dhe me investimet e bėra nė Maqedoni, ka dėshmuar se ėshtė interes i tė gjithėve qė jo vetėm Republika e Maqedonisė, por edhe rajoni tė anėtarėsohen nė UE dhe NATO. Njė ndėr parimet e politikės sonė tė jashtme ėshtė fqinjėsia e mirė me tė gjithė dhe ne shpresojmė se pas kompromisit qė do tė arrihet, marrėdhėniet ndėrmjet dy shteteve tona do tė zhvillohen me hapa edhe mė tė mėdha".





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008