. .
  14/07/2007
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Bėhen gati pasaportat e shtetit tė Kosovės

Dokumentet e udhėtimit, qė do tė shpėrndahen mė 21 korrik, po pėrgatiten nė Gjermani

Qytetarėt e Kosovės do tė kenė sė shpejti nė duart e tyre dokumentin kryesor tė udhėtimit, pasaportat e reja. Pasaporta do tė jetė nė 3 gjuhė, ndėrsa dizajni dhe tė dhėnat personale janė bėrė me teknologjinė mė tė pėrsosur. Pritet qė dokumenti i identifikimit pėr kosovarėt tė pėrfundojė deri mė 21 korrik.

Pasaportat e Republikės sė Kosovės janė duke u prodhuar nė Lajpcig tė Gjermanisė dhe i plotėsojnė tė gjitha standardet evropiane. Dizajni dhe tė dhėnat personale janė bėrė me teknologjinė mė tė pėrsosur dhe ėshtė e pamundur tė falsifikohen. Kjo pasaportė i plotėson tė gjitha rekomandimet e organizatės ndėrkombėtare tė aviacionit civil dhe tė Bashkimit Evropian, pasi teknika e prodhimit tė pasaportave ka shkuar sipas propozimeve tė dhėna nga BE-ja. Siguria e pasaportave ėshtė e nivelit mjaft tė lartė, sepse tė dhėnat personale tė shėnuara nė pasaportė janė tė dukshme vetėm pėrmes rrezeve ultravioletė. Pasaportat e shtetit tė Kosovės vlerėsohen lart edhe nga zyrtarė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Gjermani. Ata theksojnė se nuk duhet tė ekzistojė asnjė lloj dyshimi dhe frike pėr sa i pėrket cilėsisė sė pasaportave. Pasaportat e reja do t‘u shpėrndahen tė gjitha shteteve anėtare tė OKB-sė. Kjo do tė bėhet nga Ministria e Punėve tė Brendshme, me qėllim qė ato tė shohin nga afėr pasaportat e reja tė Republikės sė Kosovės. Miratimi i pasaportave tė reja ėshtė njė hap i radhės i rėndėsishėm pėr Kosovėn, pas shpalljes sė pavarėsisė. Deri tani qytetarėt e Kosovės kanė udhėtuar me dokumentin e UNMIK-ut, i cili nuk ėshtė njohur nga shumė shtete. Shumė vende tė botės qė e kanė njohur Kosovėn si shtet sovran kanė bėtė tė ditur se do tė njohin edhe pasaportat e reja, por procesi ka hasur nė disa vėshtirėsi.

Sllovakia zyrtare ėshtė shprehur kundėr njohjes sė pasaportave tė reja tė Republikės sė Kosovės. Shteti sllovak deklaroi se nė territorin sllovak nuk do lejohen tė hyjnė as edhe ata kosovarė tė cilėt disponojnė pasaporta tė Republikės sė Kosovės me viza Shengen nė to. Kėshtu, duke filluar nga data 18 korrik e kėtij viti, kur do tė nisė shpėrndarja nė tė gjithė shtetasit kosovarė e pasaportės me mbishkrimin Republika e Kosovės, Sllovakia nuk do tė japė pranimin e saj tė kėtyre dokumenteve. Njė lajm i tillė ėshtė bėrė i ditur nga Ministria e Jashtme e Sllovakisė gjatė ditės sė sotme. "Ne nuk e njohim Kosovėn e pavarur, pra as dokumentet e tyre", ka thėnė zėdhėnėsi i diplomacisė sllovake. Gjithashtu, duke shprehur edhe njė herė qėndrimin e saj kundėr pavarėsisė sė Kosovės, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme sllovake, Jan Skoda, ka thėnė se "edhe mė tutje do tė njohim pasaportat qė lėshon UNMIK-u dhe ato tė Serbisė". Nė kėtė mėnyrė, njoftimi i kėsaj ministrie ka bėrė tė qartė qėndrimin se nė territorin sllovak nuk do lejohen tė hyjnė as edhe ata kosovarė tė cilėt disponojnė pasaporta tė Republikės sė Kosovės me viza Shengen nė to.

Sipas Ministrisė sė Brendshme tė Kosovės pasaportat e shtetasve kosovarė do tė zėvendėsojnė ato tė UNMIK-ut dhe do tė kenė standardin mė tė lartė tė sigurisė nė rajon tė rekomanduara edhe nga ekspertė tė Komisionit Evropian.





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008