. .
  13/07/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Njė dokumentar dhe pak lot pėr Mir Lelin

Me anė tė njė filmi dokumentar ėshtė pėrkujtuar dje figura e Fatmir Lelit, njė prej ish-kameramanėve mė tė vjetėr tė Televizionit Shqiptar, qė vitet e fundit punoi nė "Top Channel". Njė vit mė parė, Fatmir Leli (miqėsisht thirrej Mir Leli, ose thjesht Leli), ndėrroi jetė papritmas. Ndaj pėr tė, gazetari Dėfrim Methasani, ka pėrgatitur dokumentarin me titull "Njė jetė e kėputur nė mes", njė film homazh pėr atė njeri qė konsiderohet koleg e mik i tė gjithėve, pavarėsisht faktit nėse tė gjithė punuan apo jo drejtpėrdrejt me tė. Nė 30 minuta dokumentar me imazhe dhe fotografi, Methasani kishte fokusuar jetėn kryesisht profesionale tė Lelit. "Jeta na mėson tė respektojmė prezencėn, gjithashtu na mėson se duhet tė respektojmė dhe mungesėn. Pėr mė tepėr kur ndėr to ėshtė dhe emri i mikut tonė Fatmir Leli. Kėto homazhe janė tė denja pėr personalitetin e tij", u shpreh Methasani. Fatmir Leli konsiderohej veteran i RTSH-sė, paēka se kurrė nuk jepte shenjat e njė moshe tė thyer pėr shkak tė natyrės sė tij tejet miqėsore e gazmore e rinore gjithashtu. Ndėr shumė operatorė, ai pati fatin qė nė karrierėn e tij, tė rrokte me objektivin e kamerės disa momente dhe situata qė mund tė konsiderohen historike pėr Shqipėrinė. Leli njihej pėr zhdėrvjelltėsi nė xhirime, pėr nuhatje tė thellė tė plan-pamjeve, pėr fokusime plot gjuhė tė plan-detajeve, aq sa xhirimet e tij meritonin tė kategorizoheshin si "tė panevojshme pėr koment".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008