. .
  22/06/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Transplantet, padi Karla del Pontes

Abdulla Katuēi kėrkon ndihmėn e shtetit pėr t‘u pėrballur me ish-kryeprokuroren e Hagės

Etiketimi i shtėpisė sė tij si "shtėpia e tmerreve", nuk mund tė kapėrdihet lehtė nga 74-vjeēari Abdulla Katuēi, banor i fshatit Gurrė e Vogėl nė rrethin e Matit. Ai ėshtė akuzuar nė librin me kujtime tė botuar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės pėr Krime Lufte, Karla del Ponte, se nė shtėpinė e tij, nė vitet 2002-2003 ėshtė kryer transplant organesh pėr 300 ushtarė serbė, tė kapur rob nga UĒK-ja. Plaku kėrkon qė shteti shqiptar ta ndihmojė pėr tė hapur njė padi penale kundėr kryeprokurores Del Ponte pėr kėto akuza tė pavėrteta. Nė njė prononcim pėr gazetėn "Shqip", 74-vjeēari Katuēi rrėfen se prej katėr vitesh familja e tij nė fshatin Gurrė e Vogėl tė Matit, rreth 20 kilometra larg qytetit tė Burrelit, ėshtė torturuar psikologjikisht me kontrolle inspektimi nga "shtatė krajla" (shtete), pėr verifikimin e akuzave tė pabaza tė Karla del Pontes.

"Meqė opinioni publik shqiptar dhe i huaj u fokusua nė familjen time, thotė 74-vjeēari Katuēi, pas hedhjes sė akuzės nga Del Ponte kėrkoj heqjen e kėsaj akuze me falje publike prej saj, si dhe sqarimin e opinionit publik mbi pastėrtinė e familjes sime nga kėto hamendėsime pa prova tė saj, pasi nga kontrollet e ushtruara nuk u gjet asnjė provė qė tė implikonte sado pak familjen time".

Plaku dyshon se gjithēka nė kėtė linjė ėshtė fabrikuar nga agjentura serbe, me bashkėpunėtorė shqiptarė, qė nuk i duan tė mirėn aspak familjes sė tij dhe shtetit shqiptar gjithashtu.

"I madh dhe i vogėl nė familjen time, vazhdon tė tregojė Abdulla Katuēi, nuk mund tė harrojnė kontrollet e bėra nė shtėpinė tonė, ku nė mes tė dimrit na kanė nxjerrė tė gjithėve jashtė, deri edhe fėmijėn e vogėl dyjavėsh". Ai tregon se ka pasur raste kur pėr dy net me radhė nuk kanė mundur tė futen nė shtėpinė e tyre, pasi ajo ishte e dezinfektuar me solucione helmuese nė tė gjitha dhomat e saj, gjithmonė pėr arsye hetimi.

"Asnjėherė nė asnjė moment nuk arrita tė marr vesh se ē‘po ndodhte me rezultatin e kėtyre hetimeve, pavarėsisht se isha i bindur se njė akuzė e tillė ngrihej vetėm nė hamendėsime dhe informacione tė pavėrteta, qė kishte marrė ish-kryeprokurorja e Hagės", thotė plaku, ndėrsa kujton se "deri edhe dėrrasat e dyshemeve tė dhomave tė katit tė dytė na i kanė shkallmuar me leva pėr kontroll. Nuk kanė lėnė gjė pa mbledhur nė hedhurinat rrotull shtėpisė, sidomos interes tė veēantė nė kėto kėrkime tregonin pėr gjetjen e shiringave njėpėrdorimshe dhe deri nė mbledhjen e bishtave tė cigareve".

"Shkurt hesapi", e pėrfundon tregimin e tij, Abdulla Katuēi, "pėr katėr vite radhazi familja ime ėshtė ndjerė e terrorizuar nga kėto kontrolle pafund tė njerėzve tė huaj, tė shoqėruar nga Policia Shqiptare. Dhe ajo qė mė dhemb nė zemėr mbetet fakti se nė asnjė rast shteti shqiptar nuk mė dha pėrgjigje mbi rezultatin e kėtyre hetimeve, gjė qė mė bėnte tė ndihesha nė ‘faj‘, edhe pse nuk isha aspak fajtor".

Pėr kėtė, plaku i ka shkruar qeverisė qė prej katėr vitesh, sidomos pėr dhunimin qė i kanė bėrė shtėpisė mė 5 shkurt tė vitit 2004, nė njė kohė qė nuk kishin asnjė lloj prove pėr tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė.

Nisur nga ky kalvar vuajtjesh terrori tė ushtruar ndaj familjes, Abdulla Katuēi i ėshtė drejtuar Presidentit tė Republikės, Kryetares sė Kuvendit tė Shqipėrisė, Kryeministrit dhe Prokurores sė Pėrgjithshme, qė ta ndihmojnė pėr tė hapur njė padi penale kundėr ish-kryeprokurores sė Gjykatės sė Hagės, Karla del Ponte, mbi akuzat e pavėrteta tė saj pėr trafik organesh tė shtetasve serbė nė Shqipėri, konkretisht nė shtėpinė e tij nė fshatin Gurrė e Vogėl, tė rrethit tė Matit.

"Shteti", thotė 74-vjeēari Katuēi, "duhet tė mė ndihmojė pėr tė hapur padi penale ndaj Del Pontes, jo vetėm thjesht pėr dėmin e madh moral qė i ėshtė shkaktuar familjes sime nga kjo akuzė krejt e pavėrtetė, por edhe pėr dėmin e madh qė i sjell imazhit tė vendit tonė njė akuzė e tillė krejt absurde dhe e pabazuar nė fakte e prova.




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008