. .
  26/05/2008
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Si e njohim Dritan Hoxhėn

Flasin nė "Exclusive" Nikoll Lesi, Ylli Rakipi, Artur Zheji, Remzi Lani, Koēo Kokėdhima, Rudina Xhunga, Alban Dudushi, Agron Llakaj, Filip Ēakulli dhe Sokol Balla

Nė kėtė mėnyrė i janė drejtuar kolegėt, miqtė dhe njerėzit qė punuan me Presidentin e "Top Media"-s, Dritan Hoxhėn, gjatė kėtyre viteve. Nėpėrmjet emisionit "Exclusive", miqtė qė e rrethonin Tanin e "Top"-it mundėn tė thoshin atė qė ata nuk patėn mundėsi t‘ia pėrcillnin gjatė kohės kur Dritan Hoxha ishte mes tyre. Faleminderit! Nikoll Lesi, duke kujtuar takimin e tij tė parė para pesė vjetėsh me Presidentin e kompanisė "Top Media", shprehet se ai arriti tė bėnte gjėra tė mira, duke futur nė Shqipėri pėr herė tė parė epokėn dixhitale. Njė tjetėr mik i tij, Ylli Rakipi, kujton se "ka qenė njė ndėr miqtė e mi tė paktė dhe tė mirė. Ishte njeriu qė hapi njė fill drite, qė tani e shohin tė gjithė. Qė ai tė jetė kėtu, duhet shumė punė, shumė seriozitet, pėrndryshe do tė ishte njė vdekje e dytė, mė e papranueshme se kjo e para". Gur themeli dhe diamant i vyer cilėsohet nga analisti Artur Zheji, i cili ka njė njohje prej 10 vjetėsh me Presidentin e kompanisė mė tė madhe mediatike nė Shqipėri. "Nė kohėn kur unė e kam njohur tingėllonte i pabesueshėm, kishte prekur vizionin dhe imazhin e asaj qė nuk ishte, por qė sot u bė realitet. Ai njeri nuk matet nga fjalėt, por nga vlerat dhe produkti", tha Zheji, duke shtuar se "kur gjeni si Tani shuhen, vendi i boshllėqeve ėshtė i pritshėm. Shpresoj qė perandoria ‘Top Media‘ tė mos humbė".

Botuesi Koēo Kokėdhima citon se "njerėzit gjykohen nga veprat, disa bėjnė vepra, disa flasin pa bėrė vepra. Tani bėri njė vepėr madhėshtore, bėri njė gjetje spektakolare. I dha njė populli tė tėrė njė jetė qė nuk e kishte".

Botuesi Kokėdhima citon se "historia e Tanit tė ‘Top‘-it pėr mua do tė jetė njė legjendė, qė i dha kuptim piramidės. Ishte gjeniu i piramidės". Ai shton se vdekja e liderit tė kėtij biznesi sjell njė komplikacion jo lehtėsisht tė parashikueshėm dhe kėrkon njė kujdes tė madh nga tė gjithė ata njerėz qė kanė pėrgjegjėsi pėr kėtė pasuri tė ēmuar. "Ajo mund tė humbasė shkėlqimin qė i jepte mjeshtri i saj. Ajo nuk duhet tė humbė pozitėn. Ajo ėshtė pasuri e ēmuar dhe stafi i ‘Top Media‘-s ka pėrgjegjėsi tė vazhdojė rrugėn", thotė ai. Gjashtė vjet qė njihet dhe punon me Tanin e "Top"-it, Rudina Xhunga i pėrshkruan si njė ėndėrr qė i ishte premtuar, pa iu thėnė se ishte pėrgjithmonė. "Gjithmonė kur shkoja jashtė Shqipėrisė kisha merak t‘ia tregoja Tanit, sesa e donin ‘Top‘-in. Na pyeste: Na shohin? Jo vetėm na shohin, por edhe na duan", thotė ajo. I vetmi peng i mbetur i Rudina Xhungės pėr njeriun qė i dha asaj emisionin mė tė gjatė nė "Top Channel" ishte fjala faleminderit. "I vetmi peng imi ishte qė nuk i kam thėnė njė herė faleminderit, qė nuk i kam thėnė se kush ishte. Tani e bėri me pasion, e bėri me ēmenduri, mė mungon ėndrra qė mė dha Tan Hoxha", tha ajo.

Edhe moderatori Alban Dudushi kujton kohėt kur e nisi nė "Top Channel", i ardhur nga gazetaria e terrenit dhe pėr tė gjitha ia di pėr faleminderit, njeriut qė themeloi perandorinė mediatike. "Ndėrkohė qė vazhdoja me orėn zero, ishte Tani qė propozoi tė organizoja njė ‘Top Show‘, i pari i kėtij lloji nė Shqipėri. Ishte vendimi i Tanit qė unė duhet ta drejtoja kėtė emision. Ai njeri kishte dinamikėn dhe ishte i paparashikueshėm", kujton Dudushi. "Duke punuar prej katėr vitesh me tė, arritėm tė pėrfitonim emocionet qė brenda vetes kishin qėllimin pėr tė ecur para dhe pėr tė mos u kthyer mbrapsht". Kėshtu kujton njė tjetėr ikonė qė mbulon mbrėmjet e tė dielave nė "Top Channel", Agron Llakaj. "Nė 2002-shin u njohėm. Unė drejtoja atė mbrėmje festėn e ndėrrimit tė viteve. Tė nesėrmen, nė barin e hotelit mė tha se kam dėshirė tė bėjmė njė gjė tė madhe bashkė. Mė tha, Goni, unė TCH e krahasoj me ‘Canale 5‘, jo me Shqipėrinė. ‘Portokallia‘ ėshtė kthyer nė akademinė e humorit shqiptar. Ėshtė pjesė e rėndėsishme e kėsaj perandorie tė madhe", vijoi ai. Publicisti Remzi Lani e kujton Tanin e "Top"-it si njė nga vlerat e mėdha tė kėtij vendi. "Njė nga pak gjėrat ku Shqipėria ėshtė pėrpara tė tjerėve ėshtė televizioni dhe teknologjia dixhitale", thotė ai.

Filip Ēakulli shprehet se "ky ‘Fiks‘ nuk mund tė bėjė pa qenė Tani dhe nuk mund ta bėjė asnjė televizion tjetėr veē ‘Top Channel‘. Tani nuk ndėrhynte asnjėherė pėr tema dhe probleme tė ‘Fiks‘-it. Ai do t‘i mungojė medias shqiptare pėr sa kohė tė dalė njė Tan tjetėr, nėse del". Drejtori i departamentit tė informacionit nė "Top Channel" shprehet se Dritan Hoxhėn nuk arriti askush ta njihte pėrpos familjarėve. "E ngriti perandorinė e tij mediatike nga hiēi dhe ai nė ngritjen e kėsaj perandorie pati pikė referimi realitetin mediatik botėror. Ferrari ishte pika e referimit pėr shpejtėsinė. Ka makina tė mira, por Ferrari ėshtė diēka tjetėr. Ky ishte modeli i tij pėr tė hyrė nė treg. Unė bleva Ferrarin dhe mė pas bleva pilotėt", thotė Sokol Balla. Duke bėrė kėtė paralelizėm midis shpejtėsisė sė Ferrarit dhe energjisė sė tij pėr tė ēuar median pėrpara, Balla shprehet se kjo ishte filozofia e tij.

"‘Top Channel‘ do tė vazhdojė dhe do tė jetė televizioni mė i dashur pėr shqiptarėt. Dritani mblodhi rreth vetes profesionistėt mė tė aftė. ‘Top Channel‘ ėshtė emblema e njė Shqipėrie tė re", tha ai. Balla shprehet se "treni i kėsaj shoqėrie ėshtė drejt progresit dhe Tan Hoxha do tė vazhdojė tė jetojė akoma. Ishte unik me aftėsi gjeniale. Ishte babai i revolucioneve mediatike. Ai iku ashtu siē jetoi me 300 km nė orė".




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008