|
Palermos i mungojnė titullarėt, Edgar Ēani, pranė debutimit
Sulmuesi i talentuar shqiptar Edgar Ēani ėshtė shumė pranė debutimit nė Serinė A me skuadrėn e Palermos. Futbollisti i ėshtė bashkuar ekipit tė drejtuar nga Guidolin gjatė merkatos sė janarit, pasi u ble pėr 1.2 milionė euro nga Peskara qė militon nė Serinė C. Ndonėse Palermo po planifikonte qė ti jepte mė shumė kohė lojtarit pėr tė treguar vlerėn dhe pėr tė fituar disa minuta nė fushė, pezullimet mund ta detyrojnė Guidolin ta hedhė atė nė fushė tė paktėn nė pjesėn e dytė tė ndeshjes kundėr Kaljarit. Nė kėtė ndeshje do tė mungojnė tė dy titullarėt e vijės sė sulmit, braziliani Amauri dhe italiani Mikoli, tė cilėt deri tani kanė qenė tė paprekshėm nė formacion. Kjo ka bėrė qė Guidolin tė mendojė pėr aktivizimin e sulmuesit shqiptar, njė prej alternativave tė pakta qė ka nė kėtė repart. Sipas mediave italiane, futbollisti i ri shqiptar do tė jetė nė pankinė, pėr tu aktivizuar vetėm nė pjesėn e dytė tė takimit. Titullar nė kėtė sfidė do tė jetė i vetėm uruguaiani Kavani, i blerė gjatė verės nga Palermos, por nėse Guidolin do tė kėrkojė njė formacion mė sulmues, pritet qė Ēani tė zbresė nė fushė nė pjesėn e dytė. takimi mes Palermos dhe kaluarit do tė luhet nė stadiumin "Renzo Barbera", ndaj Ēani do tė ketė mundėsinė tė debutojė para tifozerisė palermitane.
|


|