|
Fanellat "Puma" kėrkon sėrish Shqipėrinė Kompania "Puma", e njohur nė tė gjithė botėn pėr prodhimin e veshjeve sportive kėrkon tė bėhet sėrish furnizuesja zyrtare e ekipeve kombėtare shqiptare. Pėrfaqėsuesi i kėsaj marke, Erik Eipėll, ka mbėrritur nė Tiranė dhe do tė zhvillojė takime me drejtues tė lartė tė FSHF-sė. "Nė qendėr tė bisedimeve do tė jetė oferta qė kjo firmė e njohur do ti bėjė federatės pėr edicionin e ardhshėm futbollistik", pohoi zyra e shtypit nė FSHF. "Puma" ka dizajnuar fanellat e kombėtares kuqezi pėr njė periudhė 8-vjeēare, nga viti 1996 deri nė vitin 2004. Aktualisht, pėr fanellat e pėrfaqėsueses u kujdes kompania e njohur angleze, "Umbro", kontrata e sė cilės skadon nė maj tė kėtij viti. Tė interesuar pėr tė veshur kombėtaren e vendit tonė janė edhe dy gjigandėt botėrorė tė veshjeve sportive "Nike" dhe "Adidas". "Nė garėn pėr tu bėrė furnizues zyrtar tė Shqipėrisė janė edhe kėto dy firma tė mėdha, vazhdoi Nurishmi. Ato kanė kontaktuar me FSHF-nė, por ende nuk ka njė vendim pėrfundimtar".
|


|