|
Mungojnė pėrkthyesit e shqipes Pėrkthyesi dhe albanologu i njohur, Robert Elsie, rrėfen lidhjet e tij tė para me Shqipėrinė Kur nė fund tė viteve 70-tė, atėherė vetėm 20 vjeē, Robert udhėtoi drejt Prishtinės dhe Tiranės nuk mund ta mendonte se me kėtė vend me njė hapėsirė disi tė vrazhdė do tė lidhej mė pas gjithė jeta e tij. Atėherė ishte thjesht pasioni pėr tė shkelur nė vende ende tė panjohura pėr Perėndimin, qė e shtyu djaloshin qė e tėrhiqnin gjuhėt drejt Shqipėrisė. Ndėrsa sot gati 40 vjet mė pas, ai udhėtim shpjegon gati-gati se asgjė nuk ėshtė e rastėsishme, qoftė dhe njė udhėtim.
"Nė vitet 80, bota dinte pėr letėrsinė shqiptare aq sa di unė sot pėr letėrsinė e Koresė sė Veriut", tregon ai. Puna e parė e tij do tė ishte hartimi i dy antologjive shqiptare, njė vėllim gjermanisht dhe njė anglisht "Si njė shqiponjė antologjia e lirikės shqiptare qė prej shek tė 16 deri mė sot", botuar mė 1988 dhe "Antologjia moderne shqiptare: njė shqiponjė e arratisur qė fluturon" botuar nė vitin 1993. Nė atė kohė ai kishte pėrkthyer dhe tėrė veprėn poetike tė Migjenit, e cila ishte botuar nė gjermanisht mė 1987 dhe nė anglisht mė 1991. Nė vitin 1986, ai boton njė fjalor tė letėrsisė shqiptare nė anglisht, duke dashur tė pėrhapė disa njohur pėr kėtė letėrsi. Njė nga problemet qė e ka shoqėruar qė kur mori kėtė nismė e deri tani qė ėshtė njė nga personalitetet e njohura pėr pėrcjelljen e shqipes nė Perėndim ka qenė gjetja e shtėpive botuese pėr ta botuar kėtė letėrsi. Elsie ka qenė i bindur qė nė fillim se kjo nismė nuk mund tė kishte pėrfitime financiare, duke qenė se i ofronte lexuesit tė huaj njė letėrsi ende tė panjohur, e cila nuk e kishte provuar veten se duhet tė shpenzojė pėr tė.
Por pėrtej barrierave qė duhet tė kalonte pėr tė bėrė tė pranishme punėn e tij, Elsie ka qenė i bindur se librat qė ai i ofronte lexuesit tė tij, duhet tė ishin nė bibliotekėn e kujtdo.
P.sh "Krushqit e ngrirė" tė Ismail Kadaresė pėr tė ėshtė njė roman qė duhet ta ketė ēdokush nė kėndin e librave tė dashur.
"Megjithėse i vogėl nė pėrmasa, ai mė pėlqen nė mėnyrė tė veēantė, sepse jep njė tablo tė mundshme tė jetės sė intelektualit nė Kosovė nė vitet 1980. Sipas meje, ėshtė njė pėrpunim i bukur letrar i konfliktit shekullor aty", thotė Elsie.
Ndryshe nga vitet kur Elsie i ofronte lexuesit anglez njė libėr tė kėtij shkrimtari, tashmė ky i fundit i ka thyer prej vitesh me librat e tij barrierat qė ekzistojnė pėr letėrsinė e vendeve tė vogla. Emri i Kadaresė ėshtė i pranishėm nė ēdo recension tė bėrė nga gazetat mė tė njohura mbi letėrsinė sot, duke e bėrė letėrsinė shqipe pjesė tė debateve mbi letėrsinė bashkėkohore. Por pėr Elsie, ajo ēfarė ėshtė njė problem qė ai e quan kyē pėr autorėt shqiptarė ėshtė pėrkthimi. "Konkretisht, mungojnė njerėz me aftėsi pėr tė pėrkthyer tekste letrare direkt nga shqipja nė anglisht dhe kėshtu, nė njė farė mėnyre, letėrsia shqipe ėshtė bllokuar. Lidhur me rastin e Kadaresė, them se ai ka tashmė ka kaq shumė libra qė meritojnė tė pėrkthehen saqė i duhet njė pėrkthyes profesionist me orar tė plotė pune, pra njė njeri kushtuar vetėm veprės sė tij, ashtu siē duket se ka pėr frėngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe holandisht", thotė Elsie.
Robert vazhdon nė mėnyrėn e tij tė kontribuojė nė pasionin e vjetėr pėr shqipen, duke besuar se tashmė ai nuk ėshtė thjesht i tillė. Albanologu dhe pėrkthyesi Robert Elsie lindi nė Vankuvėr (Vancouver) tė Kanadasė mė 29 qershor 1950. Ndoqi Universitetin e Kolumbisė Britanike (University of British Columbia), ku mbaroi
studimet e filologjisė klasike dhe tė gjuhėsisė mė 1972. Po nė atė vit, erdhi nė Evropė me njė bursė studimesh. Vazhdoi studimet e larta nė Universitetin e Lirė tė Berlinit Perėndimor (Freie UniversitƤt Berlin), nė Shkollėn Praktike tė Studimeve tė Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) nė Paris, nė Institutin e Dublinit pėr Studime tė Larta (Dublin Institute for
Advanced Studies) nė Irlandė dhe nė Universitetin e Bonit (UniversitƤt Bonn), ku mbrojti doktoraturėn mė 1978. Qė nga 1978 pati mundėsi tė vizitojė Shqipėrinė disa herė nė kuadrin
e takimeve shkencore midis Institutit tė Gjuhėsisė sė Universitetit tė Bonit dhe Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Gjithashtu, mori pjesė disa vite me radhė nė Seminarin
Ndėrkombėtar pėr Gjuhėn, Letėrsinė dhe Kulturėn Shqiptare nė Kosovė. Pas studimeve universitare, ai punoi pėr Ministrinė e Punėve tė Jashtme gjermane nė Bon. Ėshtė anėtar i
Shoqatės sė Evropės Juglindore (Südosteuropa_Gesellschaft), anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, si dhe anėtar nderi i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Jeton nė njė fshat malor tė Gjermanisė afėr kufirit belg.
Shumė lexues do tė ishin kuriozė tė dinin qė si ndodhi qė njė anglez si ju, tė bėhej njė nga pėrkthyesit mė tė njohur tė shqipes.
Ishte njė proces nė zhvillim. Kur shkova pėr herė tė parė nė Shqipėri dhe Kosovė nė fund tė viteve 70, nuk mendoja kurrė se kjo kulturė do tė bėhej pasioni im. Duhet tė pranoj se mu nevojitėn shumė vite pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, mė shumė sesa kisha menduar. Nuk ėshtė njė gjuhė qė mėsohet lehtė. Edhe pėr tu futur nė lėmin e pėrkthimit letrar mu desh tė kaloja shumė vite. Por pėrkthimi letrar ėshtė vetėm njė aspekt i interesimit tim pėr kulturėn shqiptare.
Qė prej vitit 1993 ju jeni njė ndėr pėrkthyesit e shkrimtarit Ismail Kadare nė gjuhėn angleze. Mund tė na flisni pak pėr romanin "Krushqit e ngrirė dhe pritjen qė i ėshtė bėrė kėtij libri nė SHBA? Pse zgjodhėt pikėrisht kėtė vepėr pėr ta sjellė nė gjuhėn angleze?
Krushqit janė tė ngrirė ėshtė njė ndėr romanet e shumta tė shkėlqyera tė Ismail Kadaresė. Megjithėse i vogėl nė pėrmasa, ai mė pėlqen nė mėnyrė tė veēantė, sepse jep njė tablo tė mundshme tė jetės sė intelektualit nė Kosovė nė vitet 1980. Sipas meje, ėshtė njė pėrpunim i bukur letrar i konfliktit shekullor aty. Unė e pėrktheva anglisht si pjesė rrėnjėsore tė antologjisė time pėr Kosovėn Kosova: in the Heart of the Powder Keg (botuar nė SHBA nė vitin 1997), i cili ishte libri i parė i madh anglisht kushtuar Kosovės. Se si u prit nė Amerikė nuk mund tė them. Pak kohė pas botimit tė librit, ēėshtja e Kosovės doli mė nė fund nė skenė botėrore pėr shkak tė keqėsimit tė dukshėm tė situatės aty.
Kadare nuk ka njė pėrkthyes zyrtar nė gjuhėn angleze. A mendoni qė kjo ėshtė diēka jo pozitive pėr njė shkrimtar tė pėrmasave tė tij pėr tu njohur me lexuesin anglishtfolės?
Do tė gėzohesha shumė nėse librat e Kadaresė do tė shfaqeshin mė shumė nė libraritė nė gjuhėn angleze. Ēėshtja e pėrkthimit pėr atė si dhe pėr autorė tė tjerė shqiptarė ėshtė njė ēėshtje kyē. Konkretisht, mungojnė njerėz me aftėsi pėr tė pėrkthyer tekste letrare direkt nga shqipja nė anglisht dhe kėshtu, nė njė farė mėnyre, letėrsia shqipe ėshtė bllokuar. Lidhur me rastin e Kadaresė, them se ai ka tashmė ka kaq shumė libra qė meritojnė tė pėrkthehen saqė i duhet njė pėrkthyes profesionist me orar tė plotė pune, pra njė njeri kushtuar vetėm veprės sė tij, ashtu siē duket se ka pėr frėngjisht, gjermanisht, spanjisht dhe holandisht.
Kaq vite duke u marrė me letėrsinė shqipe. Si do ta vlerėsonit kėtė tė fundit me letėrsinė qė bėhet sot nė botė? Sa ka ndryshuar ritmi letrar nė Shqipėri?
Ėshtė gati e pamundur tė japėsh njė vlerėsim tė pėrgjithshėm krahasues dhe nuk ka kuptim tė vlerėsosh vendin e letėrsisė shqipe nė njė garė letėrsish, sepse njė garė tė tillė nuk ka. Kuptohet se letėrsia shqipe ėshtė produkti i njė populli tė vogėl dhe i njė populli nė zhvillim, kėshtu qė deri tani ajo nuk ka prodhuar shumė vepra qė kanė tėrhequr vėmendjen e publikut botėror. Por jam i sigurt qė ka autorė dhe vepra tė shumta qė meritojnė tė njihen. Shqiptarėt kanė shumė pėr tė treguar. Ritmi letrar ėshtė shtuar dukshėm pėr sa i pėrket numrit tė botimeve nė treg, kjo ėshtė e sigurt. Se sa prej botimeve do tė kapin interesimin e lexuesit shqiptar mbetet pėr tu parė, veēanėrisht duke marrė parasysh se lexuesi shqiptar ndodhet nė fazėn e zbulimit tė letėrsisė botėrore.
Ju jeni marrė me pėrkthimin e veprave tė vėshtira siē ėshtė "Kėnga e Kreshnikėve" apo "Lahuta e Malcis". Pėrse e keni bėrė kėtė nismė?
Ėshtė e vėrtetė se "Lahuta e Malcis" ishte mjaft e vėshtirė pėr tu pėrkthyer, por si epos kombėtar letrar besoj ėshtė njė ndėr veprat mė interesante tė letėrsisė shqipe pėr publikun ndėrkombėtar. Pėr mua ishte njė sfidė personale, e cila kėrkoi njė kėmbėngulje tė jashtėzakonshme pėr shkak tė madhėsisė sė veprės.
Si albanolog vazhdoni tė mendoni se albanologjia ėshtė njė nga fushat mė pak tė financuara sot?
Albanologjia si shkencė zhvillohet kryesisht nė vende shumė tė varfra kėshtu qė, edhe pėr kėtė arsye, nuk financohet nė mėnyrė tė duhur. Pėrgjithėsisht, nuk besoj se mungojnė fonde nė Shqipėrinė e sotme, vetėm se fondet nuk shkojnė gjithmonė nė destinacionin e duhur. Normalisht, Tirana duhej tė kishte, si qendėr albanologjike, njė ndėrtesė tė madhe bashkėkohore qė shkėlqen prej xhamit, me bibliotekė dhe muzeum, siē e ka Parisi, pėr shembull, me Institutin e Botės Arabe. Kjo qendėr do tė ishte hapur jo vetėm pėr shkencėtarė dhe specialistė, por edhe pėr publikun me njė muzeum tė madh (muzeumi i letėrsisė shqiptare dhe muzeumi i kulturės popullore - veshje, muzikėā¦). Do tė shėrbente edhe si pikė turistike pėr tė huaj nė Tiranė. Kjo ėshtė ėndrra ime pėr Shqipėrinė.
|


|