. .
  07/12/2007
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Si na vjedhin pikat e karburanteve

Investigimi i "Fiks Fare" nė Tiranė: Pistoletat, tė riprogramuara nga shitėsit

Si na vjedhin pikat e karburanteve kur mundohemi tė furnizojmė makinėn? Investigimi i gazetarėve tė emisionit "Fiks Fare" tregoi dje se si na vjedhin pikat ku shitet karburant nė kryeqytet. Meqė e kishim tė pamundur tė matnim sasinė e karburantit qė hidhet nėpėr serbatorėt e makinave, gjetėm njė rrugė tjetėr mė tė thjeshtė. Gazetarėt e "Fiks Fare", me dy bidonė nė dorė shkuan tė blinin nga 10 litra benzinė dhe naftė, nė ēdo pikė karburanti qė hasėn rrugės. Pothuajse nė ēdo pikė karburanti sasia e naftės dhe e benzinės qė blemė ishte poshtė shenjės qė tregonte 10 litra. Binte nė sy se benzina, e cila ėshtė edhe mė e shtrenjtė, rezultonte gjithmonė mė shumė mangėt. Kur i pyesnim personat qė tregtonin karburant se pėrse na dilte mė pak karburant nė bidonėt tanė, na pėrgjigjeshin se ishte problem i pompės. Disa tė tjerė ngrinin supet. Madje kishte edhe nga ata qė pretendonin se benzina ishte mė e hollė se nafta dhe pėr kėtė arsye sa herė qė blinim benzinė na dilte mė pak se nafta. Disa tė tjerė thoshin se ishte problem i enės me tė cilėn ne kryenim matjen. Por edhe kur pėrdorėm enėn e taruar, pėrsėri benzina dilte 50-100 ml mangėt nė ēdo 10 litra qė blinim. Pėr ta ēuar deri nė fund investigimin tonė, kėrkuam ndihmėn e specialistėve tė Metrologjisė dhe Kalibrimit. Me ta shkuam kontrolluam 110 pistoleta karburanti dhe matėm 2200 litra naftė dhe benzinė. Procesi ishte i gjatė. Gjatė kėsaj mėsuam se pistoleta, pas kontrollit nga specialistėt pėrkatės, vulosej nga kjo drejtori. Kėtė vulė sigurie nuk duhet ta lėvizė dhe ta falsifikojė askush. Por siē duket, pas kėsaj vulosjeje pistoletat programohen pėrsėri. Shkeljet qė konstatuam ishin tė rėnda. Ēdo subjekt u gjobit me nga 500 mijė lekė. Kishte subjekte kur mangėsia nė peshė ishte shumė mė e madhe se sa 100 ml. U gjobitėn dy pika karburanti tė kompanisė "Alpet" nė Tiranė, njė pikė karburanti e kompanisė "Rompetrol" dhe njė pikė e kompanisė "Elda".


Kur i pyesnim personat qė tregtonin karburant se pėrse na dilte mė pak karburant nė bidonėt tanė, na pėrgjigjeshin se ishte problem i pompės. Disa tė tjerė ngrinin supet




 

© Gazeta Shqip - 2006-2008