. .
  19/11/2007
 
   
Faqja e pare
Politike
Aktualitet
Sociale
Ekonomi
Rajoni
Bota
Kulture
Sport
 
Komente
Reportazhe
NDRYSHE
 
Forum
Chat
 
Parashikimi i motit
Horoskopi
Kembimi valutor
 
top-channel.tv
topalbaniaradio.com
digitalb.al
 
Kontakt



Veliaj: Brenda vitit fillon lėvizja ime politike

Ish-drejtuesi i "Mjaft"-it analizon situatėn politike, qeverisjen dhe opozitėn aktuale

Brenda vitit, Erion Veliaj pritet tė ngjisė lėvizjen mė tė re politike. Pak kohė pasi ka lėshuar karrigen drejtuese tė "Mjaft"-it, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip", Veliaj sqaron se nuk planifikon tė pėrfshihet nė partitė ekzistuese. Ai zbulon se ka kaluar njė kohė tė konsiderueshme nė Washington, Bruksel e gjetkė pėr t‘u njohur me disa mėnyra alternative tė angazhimit politik. Ndėrsa nuk heziton t‘u kthejė pėrgjigje akuzave tė ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano, se ka udhėhequr njė skemė pėr rrėzimin e tij nga pushteti. Veliaj thotė se Nano po i bėn njė nder tė madh opozitės, duke mpiksur rreth vetes gjithė tumorin politik tė sė majtės. Paralelisht me insistimin pėr largim tė Berishės dhe Nanos nga politika, ish-drejtuesi i "Mjaft"-it vlerėson se kabineti aktual do tė ketė si epitaf shprehjen "njė qeveri nė paraburgim".

Me ēfarė merret Erion Veliaj pak kohė pas tėrheqjes zyrtare dhe publike nga drejtimi i lėvizjes "Mjaft"?

Momentalisht po udhėtoj shumė pėr njė iniciativė tė promovimit tė Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian. Janė pėrfshirė shumė organizata prestigjioze dhe aktorė tė rėndėsishėm. Ideja mė mban tė angazhuar nė ēėshtjet rajonale dhe po e pėrdor mirė kėtė kohė pėr "tė nxėnė" - pėr tė mėsuar ē‘funksionon e ē‘nuk funksionon nė Ballkan pėr ēėshtjet e integrimit, klimėn pro-biznes, riformatimin e sistemit arsimor, modernizimin e shėrbimeve publike e tė tjera leksione tė rėndėsishme. Nė pėrgjithėsi, rajoni ėshtė njė histori suksesi dhe kjo e bėn tė lehtė promovimin e tij - Bullgaria e Rumania janė transformuar totalisht nė kėtė 10-vjeēar, Sllovenia ėshtė tashmė e gatshme tė jetė presidente e Evropės pėr vitin qė vjen, kandidatėt si Turqia dhe Kroacia po shėnojnė njė "bum" ekonomik tė paprecedentė. Vetėm nė vitin 2006, Turqia tėrhoqi 24 miliardė USD investime, krahasimisht 3-fishi i gjithė GDP-sė (produktit tė brendshėm bruto) tė Shqipėrisė.

A ėshtė e lehtė tė promovosh Shqipėrinė jashtė vendit?

Jo, absolutisht jo. Fillimisht refuzoja ta pranoja kėtė gjė, por mė duhet tė jem realist. Le tė harrojmė patriotizmin patetik pėr njė moment e t‘i shohim gjėrat siē janė. "The Economist" tallej pėrpara njė jave me raportin e Bashkimit Evropian pėr Shqipėrinė, ku "vlerėsime alarmante" tė tipit "po kalon njė ligj i ri pėr personat qė praktikojnė gjakmarrje" tė prezantojnė si njė shtet i mbetur nė tentativė. Raporti ndėr tė tjera pėrsėriste gjer nė lodhje ato tema qė teksa punoja te MJAFT-i i proklamonim ēdo ditė: buxhetin e fryrė administrativ tė Parlamentit, shėrbimet publike tė degraduara (uji, dritat, kanalizimet), regjistrimi i popullsisė, lufta kundėr korrupsionit si demagogji e dalė boje dhe njė ekonomi qė veēse rritje nuk njeh. Ndaj them, kjo nuk pėrbėn histori suksesi dhe as marketingu mė i mirė s‘do mund tė kamuflonte atė qė realisht ndodh nė Shqipėri. U bė kaq vjet qė flitet, shkruhet, filmohet fjala vjen pėr Lėvizjen MJAFT apo transformimin e Tiranės - mua mė vjen mirė si ish-drejtues i njėrės dhe qytetar i tjetrės - por janė kaq pak pėr njė vend qė duhet ta kishte impresionuar Evropėn tash 20 vjet. I gjithė blloku lindor ka ndėrruar disa gjenerata tė lidershipit - ne akoma s‘kemi hapur dosjet e bashkėpunėtorėve tė sigurimit. Akoma mė keq, ata qė qeverisin sot janė mishėrimi i asaj qė thotė Vaslav Havel - "ish-komunistėt mė shembullorė bėhen antikomunistėt mė tė zellshėm e kėsisoj dhe mė tė rrezikshėm". Shikoni tė djathtėn e sotme - antibiznes, antipronė, anti tė pėrndjekur, i vetmi i pėrndjekur politikė nė Parlament pėrjashtohet nga Partia Demokratike. Ndaj dhe dyshoj se kėtu nuk bėhet fjalė pėr padije apo injorancė, kėtu flasim pėr njė mungesė totale vizioni e dėshirė pėr t‘i pėrmirėsuar kėto gjėra.

Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr situatėn politike nė tė cilėn po kalon vendi muajt e fundit?

Ē‘mund t‘ju them, edhe Bart Simpson do tė qeveriste mė mirė sot se Sali Berisha. Shikoni qeverinė, kryetar ėshtė njė ish-komunist, organizator i njė grushti shteti, dhunues i medias dhe kameleon i papėrsėritshėm politik - ju kujtohet kur shtroi tapet tė kuq pėr atė qė e pagėzoi si "Padrino", a thua se po priste realisht Marlon Brandon, dhe jo karakterin real tė epiteteve tė tij. Ē‘respekt mund tė kesh pėr njė Kryeministėr qė as vendlindjen e vet nuk e viziton dot pas 10 vjetėsh? Ose shikoni ministrat qė pėrfaqėsojnė krizėn e identitetit tė kėsaj qeverie. Gjysma e tyre nuk fitojnė dot as dhe njė zonė tė vetme elektorale, por janė aty si produkt i partive statistikisht tė papėrfillshme dhe fitojnė si kryesues tė listave me votat e klonuara me dushk. Po si mundet tė drejtojė njė ministri tė rėndėsishme njė deputet qė tek e tek nuk fiton dot nė asnjė nga zonat e Shqipėrisė??? Gjysma tjetėr e qeverisė ėshtė ose nė paraburgim, ose nė prokurori, ose lėngon e ngordhur politikisht pas kamerdares sė imunitetit, teksa hetohet pėr korrupsion. Njė tjetėr ministėr largohet pėr korrupsion, tė tjerė besoj do tė pasojnė se provat janė ulėritėse - ky do jetė epitafi i tyre besoj "njė qeveri nė paraburgim". Duhet tė jesh nė thelb njė karagjoz i klasit tė parė tė thuash se biznesi nuk vuan nga kriza energjetike, se shqiptarėt sot jetojnė nė begati, se korrupsioni ėshtė zhdukur, se liritė po mbrohen. Sa delirant mund tė jetė njė njeri qė nuk kupton se Banka Botėrore e cilėson vendin e tij mė tė papėrshtatshmin pėr biznesin, se Freedom House e rendit tė fundit nė lirinė e medias, se "duart e tij tė pastra" ende na rendisin si vendin mė tė korruptuar. Ēuditem me disa analistė qė vlerėsojnė tek ai bufon shenja sofistikimi - vetėm pėr faktin se nuk i shqep mė ata nė dru. Ja ky ėshtė turp, qė e kemi ulur standardin mė poshtė se ēdo shoqėri e rajonit, sa mungesa e dhunės fizike nga udhėheqėsi na jep prehje. Fatmirėsisht shumica e qytetarėve e shohin politikėn si njė realitet statistikor qė duhet t‘u japė pėrgjigje nevojave tė tyre elementare: sa paguhen sot? Sa janė ēmimet? Sa ėshtė inflacioni - d.m.th pse blejnė mė pak gjėra me po ato lekė? Kur do tė vijnė dritat? Kur do tė gjejnė punė? E kur mė nė fund nuk do duhet tė mbajnė mbi krye disa subspecie tė politikės qė veē progres nuk sjellin dot? Por jam i ndėrgjegjshėm se kjo lojė ka rregulla. E vetmja gjė qė mund tė bėjmė ėshtė tė inkurajojmė e ndihmojmė njėri-tjetrin si njė komunitet qytetar nė kėto kohė tė vėshtira, gjersa nė zgjedhjet e ardhshme t‘i japim fund kėsaj agonie 20-vjeēare tė tranzicionit. Kurse koncepti i opozitės duhet zgjeruar pėrtej opozitės partiake. Opozita e sotme duhet tė jetė njė aleancė gjithėpėrfshirėse e talenteve, ėndrrave, aftėsive, frymėzimit, ideve dhe energjive pozitive tė gjithė atyre shqiptarėve - shumica jo militantė - tė cilėt besojnė me gjithė shpirt se pėrtej sė majtės e sė djathtės, jemi qenie njerėzore qė meritojmė mė shumė dinjitet e mirėqenie nė vitet 2000 e kusur. Opozita politike nuk mund tė mjaftohet me faktin se Berisha ėshtė njė dėshtak - a thua se shqiptarėt nuk e dinė kėtė - por duhet tė vazhdojė vetėpastrimin e nė prag zgjedhjesh tė paraqesė njė kontratė me Shqipėrinė, tė denjė pėr t‘u besuar, tė prekshme pėr tė ndryshuar jetė njerėzish e realiste pėr tė na shėruar njėherė e mirė nga demagogjitė e gėrditshme tė deri mė sotme.

Ish-kryeministri Nano ju ka akuzuar kohėt e fundit ju dhe MJAFT-in si autorė tė skemės pėr largimin e tij nga pushteti. A keni njė pėrgjigje?

Pėr tė gjetur autorin e humbjes sė vet tė turpshme, zotit Nano i duhet diēka e vogėl, vetėm njė pasqyrė. Aty do tė shohė abuzuesin me pushtetin, privatizuesin e shtetit, bixhozxhiun e fateve tė kombit, buzuk-shėtitėsin gjatė zive kombėtare, burrin e Zonjės sė Parė, e tė gjithė ato karaktere butaforikė qė na dhanė material tė pafund pėr tė alertuar publikun mbi abuzimet e zotit Nano. Si dhe Berisha mė sipėr, zoti Nano ėshtė gjithashtu njė karagjoz. Berisha ėshtė i tillė nė thelb, kurse Nano nė stil. Pavarėsisht ē‘perceptojnė militantėt, unė shpreh tė njėjtin zell sot pėr tė denoncuar keqqeverisjen si dhe mė parė, ndaj dhe zoti Nano s‘duhet tė ndiejė trajtim preferencial nė kėtė ēėshtje. Ama duhet thėnė, se njerėz si Nano kanė njė mision tė madh publik edhe sot. Fjala vjen, zoti Nano po i bėn njė nder tė madh opozitės, duke mpiksur rreth vetes gjithė tumorin politik tė sė majtės - vetėm njė aftėsi e rrallė magnetike mund tė mbledhė kaq shumė paaftėsi dhe injorancė rreth dikujt. Ndaj, pėr vlerėn praktike qė ka lėvizja e re, Nano duhet pėrshėndetur. Por duke folur mė seriozisht tani, zoti Nano e sondon publikun po aq sa unė. Me njė mbėshtetje publike as 1%, ai po fillon tė kuptojė se dielli i tij ka perėnduar, ndaj dhe as kompleksi i Napoleonit nuk mund ta shtyjė dot rreth krijimit tė njė force tė re me impakt nė politikė. Ai dhe Berisha tashmė janė "para erės sonė". Me njė moshė mesatare tė popullsisė 27 vjeē, Shqipėria e sotme nuk pėrfaqėsohet mė nga kėto fosile.

Cili do tė jetė angazhimi juaj nė perspektivė. Do tė pėrfshiheni nė politikėn aktive dhe nė ēfarė forme?

Po dhe kjo nuk ėshtė mė sekret. Nuk planifikoj tė pėrfshihem nė njė parti ekzistuese, por po punoj pėr ngjizjen e njė nisme tė re. Kam kaluar njė kohė tė konsiderueshme Washington, Bruksel e gjetkė pėr t‘u njohur me disa mėnyra alternative tė angazhimit politik dhe besoj gjer nė fund tė vitit do tė kemi diēka konkrete. Plani ėshtė shumė i thjeshtė. E para, duhen shoqėruar jashtė skene politikanėt e dėshtuar tė kėtij tranzicioni. Gjysma e kėsaj pune ndodhi nė vitin 2005 me Nanon dhe shokėt e tij. Tashmė publiku duhet tė pėrgatitet pėr njė ndarje nga Berisha dhe berishėt qė na fyejnė inteligjencėn ēdo ditė. Pėr kėtė mision unė s‘kam asnjė hezitim dhe jam i bindur se shumica e shqiptarėve dhe komunitetit ndėrkombėtar ėshtė nė kėtė valė mendimi. Mbaj mend qė isha 5 vjeē kur vdiq Enver Hoxha, pas 20 vjetėsh e kam shumė tė vėshtirė tė bėj paqe me kėta enverė tė vegjėl - kėto gjėra duhet tė kishin ndryshuar kohė mė parė. Sė dyti, njė prurje e re nė politikė duhet tė sjellė dhe ide tė reja. Ka djem dhe vajza tė shkėlqyer komuniteti ynė, qė kanė pasur pėrvojat mė tė mira ndėrkombėtare apo dhe nė vend nė fusha tė ligjit, financės, mjekėsisė, biznesit e ēėshtjeve tė zhvillimit qė kanė vizionin dhe energjinė pėr tė implementuar kėto ide. Fjala vjen, Shqipėria 1 Euro ėshtė nė thelb njė ide brilante. Kur njė bufon si Berisha e vjedh si batutė dhe e lėshon nė eter nuk ka vlerė. Por, nė se dikush merret seriozisht me krijimin e parqeve industriale, inkubatorėve tė biznesit, pėr hartimin e kurikulave arsimore me kontributin e punėdhėnėsve potencialė, pėr subvencionimin me x para pėr ēdo vend pune tė industrive specifike, pėr lehtėsimin e barrės sė taksave, pėr transformimin e arsimit profesional etj. atėherė kjo ide e Shqipėrisė 1 Euro realisht sjell rezultat. Por pėr kėtė duhen njerėz dinjitozė e tė pėrkushtuar, e ndaj dhe kjo lėvizje e re do tė fokusohet nė organizimin e kapaciteteve mė tė ēmuara shqiptare, qė sot mbeten tė paangazhuara. Gjithsesi, mė shumė nė ditėt nė vazhdim. Besoj se viti qė vjen, pėrveēse i fundit i Berishės e kėsisoj i vėshtirė pėr Shqipėrinė, do tė jetė dhe njė vit i sipėrmarrjeve tė fuqishme politike e qytetare qė shpresoj do tė shėnojnė fillimin e ri tė Shqipėrisė moderne. Unė jam optimist, shumė optimist! Kurajė dhe 1 vit!





 

© Gazeta Shqip - 2006-2008