Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim në Apel dosjen “Aldo Bare”

2012-01-27

Kolegji Penal i Gjykatës supreme prish vendimet e dy shkallëve të ulëta të gjyqësorit

Gjykata e Lartë ka kthyer për gjykim, por me një trup tjetër gjyqësore në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda dosjen e Aldo Bares, pasi ka konstatuar shkelje procedurale. Gjykata supreme prish kështu të dy vendimet e gjykatave të shkallëve më të ulëta, duke kërkuar rigjykimin e dënimit të akuzuarit për disa vepra penale.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi prishjen e vendimit të dënimit me burgim të përjetshëm për Alfred Shkurtin, quajtur ndryshe Aldo Bare dhe kthimin e çështjes për rigjykim. Kreu i trupit gjykues citoi edhe nenet e Kodit të Procedurës Penale, ku bazohej prishja e vendimit dhe kthimi i dosjes për rigjykim për shkak të shkeljeve të rënda procedurale. I pandehuri Bare nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar në shkallën e dytë të Gjykatës për Krimet e Rënda, ndërsa përfaqësohej nga avokatët mbrojtës. Pas shpalljes së vendimit në Apel, prokurori i çështjes deklaroi se do të bënte rekurs pranë Gjykatës së Lartë, pasi vendimi i Apelit për Krimet e Rënda, sipas tij, ishte i paargumentuar ligjërisht. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Vladimir Meçi, tha se klienti i tij duhet të ishte shpallur i pafajshëm, pasi përveç shkeljeve të mëdha procedurale, sipas avokatit, prokuroria nuk kishte arritur t’i provonte akuzat. “Nuk është çudi që ne të vazhdojmë të kërkojmë pafajësinë e Aldo Bares, është shumë e rëndësishme çështja e afateve procedurale”, - deklaroi avokati Meçi.

Në mars të vitit 2011, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me një trupë të huazuar nga Gjykata e Faktit Tiranë, kryesuar nga Fatmira Hajdari, shpalli fajtor Alfred Shkurtin (Aldo Baren), për nëntë vepra penale, për të cilat u dënua përfundimisht me burgim të përjetshëm. Sipas atij vendimi, gjithçka kishte nisur në korrik të vitit 1997, kur ishte vrarë nga Artur Daja, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), Ramadani dhe Bardhyl Rabija, këta të fundit, sipas vendimit të Gjykatës së Faktit së bashku me të pandehurin dhe Enver Rabijan kishin shkuar për të vrarë shtetasin Artur Daja.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.