Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

23 Shkurt 2012 Drejtor: Besnik Myftari,   Kryeredaktor: Aleksandër Çipa

Sollën fshehurazi nga Italia 86 mijë euro, dy nën hetim

2012-01-27

Durrës

Ndjekje penale për pritësin e parave dhe shoferin që i transportoi

Mbi 86 mijë euro të padeklaruara kanë vënë nën hetim dy shtetas nga Vlora, pikërisht pritësin e valutës, si dhe transportuesin e saj. Ndaj të dyve ka nisur hetimi për veprën penale të mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë. E ndërsa procedimi penal vijon në gjendje të lirë, dy të pandehurit rrezikojnë dënimin me gjobë deri në dy vjet heqje lirie. Grupi hetimor nisi procedimin penal në ngarkim të 40 vjeçarit A.H., me banim në Vlorë, pasi më 25 janar, rreth orës 13:00, tek sheshi i trageteve në portin detar të Durrësit, nga shërbimet e policisë së kontrollit fizik, në bagazhin e një autobusi u gjet një çantë në të cilën ndodhej shuma e parave në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme. Çanta u gjet në një autobusin e kompanisë “Arjani Travel” me targa AA107BA të linjës Itali-Shqipëri. Nga kontrolli fizik i çantës që ndodhej në bagazh rezultoi se brenda saj ndodheshin disa veshje, si dhe sasia prej 86.540 euro. Kjo sasi ishte në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme si 5, 10, 20, 50, 100, 200 dhe 500 euro. Nga hetimet e kryera rezultoi se shtetasi A.H. ishte personi pritës i sasisë së valutës së padeklaruar. Për këtë rast, penalisht u procedua në gjendje të lirë edhe drejtuesi i autobusit që kryente transportin, shtetasi K.Sh., 60 vjeç, banues në Vlorë. Drejtuesi i autobusit kishte pranuar, siç ndodh rëndom, të bënte transportin e një çante për një bashkëqytetar, i cili do të dilte ta priste mallin me të mbërritur autobusi në vend. Policia njoftoi se u kryen veprimet e para hetimore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale valuta dhe çanta në të cilin ajo ndodhej. Ndërkohë që një vend të rëndësishëm në hetim do e zërë dhe origjina e këtyre parave. Hetimet për këtë rast do të kryhen nga Njësia e Taks-Forcës pranë Prokurorisë së Durrësit.

Lart: C
Ulet: C

C

Nesër

Lart: 17°C Ulet: C

Pasnesër

Lart: 17°C Ulet: C
© 2006-2012 Gazeta SHQIP. All rights reserved.