Gazeta SHQIP (E Përditshme e Pavarur)

25 Maj 2013

U nda nga jeta Adnan Qatipi

2010-09-03

NEKROLOGJI

U nda nga jeta Adnan Qatipi, kryetar i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it të Popullit Shqiptar. Zemra e tij pushoi së rrahuri të mërkurën, më 1 shtator 2010, pas një sëmundjeje të papritur e të rëndë. Për vite me radhë, Adnan Qatipi drejtoi Organizatën e Veteranëve të LANÇ-it. Si personalitet i spikatur i Rezistencës Antifashiste në Luftën e Dytë Botërore, ai ka dhënë kontribute të çmuara edhe në Organizatat Ndërkombëtare të Veteranëve Rezistencës Antifashiste. Ai ishte zgjedhur edhe President Nderi i Organizatës Ndërkombëtare FIR (Federata Ndërkombëtare e Rezistencës). Me vdekjen e tij, familja humbi njeriun më të dashur, veteranët e pasardhësit, bashkëpunëtorët e luftës e të punës humbën shokun e armëve dhe drejtuesin e tyre dinjitoz e largpamës.

Lart: 18°C
Ulet: 10°C

18°C

Nesër

Lart: 24°C Ulet: 11°C

Pasnesër

Lart: 24°C Ulet: 12°C
© 2006-2013 Gazeta SHQIP. All rights reserved.