“Notre Dame do ringrihet”, 300 milionë euro donacion pak orë pas flakëve

Njeriu më i pasur i Francës do të dhurojë 200 milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris. Multimiliarderi iu përgjigj thirrjes së bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron për të mbledhur fonde për ringritjen e ndërtesës simbol të historisë së Francës.

Bernard Arnault, themelues i grupit të firmave luksoze LVMH, për momenti është dhuruesi i shumës më të madhe të ofruar për Notre Dame.

Ndërsa, një ditë më parë, manjati francez Francois-Henri Pinault, burri i aktores së “Hollywood” Salma Hayek, premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

Vetëm një javë përpara festës së Pashkëve, katedralja me e famshme në botë u përfshi nga flakët. Ndonëse shkaqet e zjarrit zyrtarisht nuk janë bërë të ditura, të dhënat e para tregojnë se flakët kanë rënë si pasojë e një restaurimi qe kishte nisur ne pjesën e sipërme të ndërtesës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.