Masterplan për shëndetësinë 2019-2024, çfarë do të përfshijë

Ministria e Shëndetësisë po kërkon aktualisht një konsulent që do të hartojë dokumentin më të rëndësishëm të drejtimit që do t’i jepet sektorit në pesë vitet e fundit lidhur me sistemet IT dhe bazën e të dhënave elektronike. Në një njoftim të bërë në faqen e Bankës Botërore(pasi projekti mbështetet financiarisht nga kjo bankë) nënvizohen edhe pikat kyçe që do të mbahen parasysh për hartimin e dokumentit.

“Qeveria e Shqipërisë ka marrë një financim nga Banka Botërore nën Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor dhe synon që të aplikojë një pjesë të këtyre parave për qëllime konsulence. Konsulenti pritet që të ndihmojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të arritur dy objektiva kyçe: Zhvillimi i një Masterpalni Kombëtar për Shëndetësinë që është realist i zbatueshëm dhe me përfitim si dhe zhvillimi i një kuadri standardizues për të dhënat në e- Shëndeti(të dhënat online)” thuhet në njoftimin e bërë në faqen e Bankës Botërore.

Masterplani i E-Shëndetit do të mundësojë një kudër të përgjithshëm dhe arkitekturën për zhvillimin e E-Shëndetit në Shqipëri për të përmirësuar koordinimin mes palëve zhvilluese. Ai gjithashtu sipas dokumenteve do të japë një panoramë të bashkëpunimit mes sistemeve të E-Shëndetësisë  dhe ku duhet të fokusohen planet e investimit në infrastrukturën IT të vendit në shëndetësi.

“Kuadri i standardizimit të E-Shëndetit do të përcaktojë një standard minimal të funksionimit duke mbështetur strukturën e  të dhënave. Po kështu një standard për klasifikimin dhe regjistrat bazikë si dhe versionin e parë të Fjalorit të të Dhënave Shëndetësore të Shqipërisë dhe një model standard të këtyre të dhënave. Konsulenti do të lehtësojë punën për Master Planin dhe Kuadrin e Standaritizmit të E-Shëndetit dhe do të bëjë një draft me dokumentet që dalin nga kjo fazë përmes punës me disa aktorë përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Qendrat e Kujdesit Primar, spitalet private dhe publike, fondet e sigurimit shëndetësor, grupe të pacientëve, ekspertë ligjorë dhe politikëbërës, zhvillues she shitës të softwareve si dhe palë të tjera të lidhura me këtë aspekt” thuhet në kërkesën e Ministrisë.

Projekti për Shëndetësinë mbështetur nga Banka Botërore është aprovuar në vitin 2015 dhe vijon zbatimin prej një sërë vitesh. Kostoja totale e tij llogaritet në 40 milionë dollarë./Monitor

Leave A Reply

Your email address will not be published.