Shufra e hekurit i çan tejpërtej kokën, ia hedh paq punëtori (FOTO)

Punët e bëra vetë mund të kursejnë shumë para, por ka edhe nga ato raste, si ai i Sanjay Bahe kur ato shkojnë keq. 21-vjeçarit, që mbeti i plagosur rëndë teksa po bënte disa punë në shtëpinë e tij në Indi, iu ngul në kokë një shufër metalike.

Hekuri, mbi gjysmë metër i gjatë iu ngul në kokë duke i kaluar tejpërtej, teksa po ndërtonte një pus  në banesën e tij në Balaghat.

Ai po punonte në një platformë mbi vrimën pothuajse të plotë të ujitjes. I riu u rrëzua mbi shufrat metalike që kishte poshtë, në një grackë të denjë për filmin e njohur “Indiana Jones”.

Edhe pse koka iu shpua tejpërtej, Sanjay u dërgua me shpejtësi në spital ku iu nënshtrua disa operacioneve, duke qenë i vetëdijshëm gjatë tyre dhe kështu ia doli të mbijetonte.

Pas heqjes së shufrës së ndryshkur nga kafka ai ndodhet në gjendje të stabilizuar për jetën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.