Shqipëria ‘jetime’/ Thyhet protokolli, Krerët e Shtetit të gjithë jashtë vendit

Për Shqipërinë sot mund të themi se ka mbetur “jetime”, pasi kjo e hënë i gjeti të gjithë Krerët e Shtetit në vizita zyrtare jashtë vendit.

Pavarësisht se protokolli e parashikon që të paktën një nga tre krerët e shtetit duhet të jetë në vend, edhe këtë herë rregullat janë thyer nga Rama, Meta dhe Ruçi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën euroatlantike.

Ndërkohë, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në kryeqytetin italian.

Edhe shefi i qeverisë Edi Rama ndodhet jashtë vendit, pasi po zhvillon disa takime të nivelit të lartë në Katar, një vizitë që e shtyu pasi ishte e parashikuar të zhvillohej të shtunën kur opozita protestoi poshtë zyrës së tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.