Pezullimi i rektorit Koni, dekanët në një mendje me ministren

Dekanët e Universitetit të Tiranës janë bërë bashkë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule ka mbështetur vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini Në një konfeferbcë për mediat Kule e cilësoi vendimin një një zgjidhje të vonuar dhe tërësisht ligjore

“Situata që kanë ndodhur në Universitetin e Tiranës së fundi i futën drejt situatës ligjore të zgjidhjes. Ministrja e Arsimit përmes urdhrit ka konfirmuar pezullimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe zëvendësimin me zëvendësrektorin Berndard Dosti. Dua ta vlerësoj këtë qëndrim në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Situata e zgjidhjes së problemit është vonuar shumë. Pas një viti e gjysmë ligji më së fundi gjeti dritën jeshile, është respekt i ligjit të arsimit të lartë dhe Kushtetutës.

Ngërçi i krijuar në Universitetin e Tiranës nuk konfirmohet nga dëshirat e individëve brenda Universitetit dhe jashtë tij, ka institucione që i ka deleguar nëse ka apo jo shkelje, një prej tyre është MAS. Po kështu konstatime të shkeljes së ligjit janë  bërë nga KLSH, gjykatat, Ministritë e tjera. U desh dhe protesta e studentëve që ti jepte impakt pozitiv zgjidhjes së këtij problemi. Deri më sot këtë e ka mbajtur peng politika. Komentet dhe interpretimet politike e kanë vonuar situatën dhe sot pas reagimit të studentëve. Ministrja e re e Arsimit nuk është mesa duket pjesë  e sjelljes politike, është më e ftohtë në qëndrimin ndaj ligjit, arriti të marrë një vendim të tillë efiçent”, tha Kule.

Leave A Reply

Your email address will not be published.