“Jeruzalemi ynë”, patriarku serb: Nuk do ta pranojmë ndarjen e Kosovës

Patriarku i Kishës Ortodokse serbe, Irinej, ka qenë dje në Prizren e Rahovec ku me fjalimet e veta politike nuk i ka fshehur qëllimet dhe qëndrimet e institucionit fetar që e udhëheq për Kosovën, raporton Koha.net.

“Ajo që po dëgjojmë për njëfarë ndarjeje, për njëfarë kompromisi, këtë populli serb nuk do të mund ta pranojë kurrë, në veçanti nuk do të mund ta pranojë populli serb në Kosovë. Më e keqja, më fatalja do të ishte që ne të heqim dorë nga ajo. Burri i mençur nuk ia fal askujt kulmin e vet, shtëpinë e vet, dhe Kosova është shtëpia e popullit serb”, mësohet të ketë thënë Irinej.

Mesazhe të tilla patriarku dha edhe nga Rahoveci: “Nuk është hera e parë që po luftojmë e ta ruajmë Kosovën. E vërtetë, janë ngritur në këmbë shumë fuqi, të fortit e kësaj bote, por mos të harrohet se Zoti është më i fuqishëm se të gjithë. Zoti do ta gjejë rrugën dhe mënyrën për të na e ruajtur Kosovën e shenjtë dhe shenjtoret në Kosovë, por vetëm nëse jemi të denjë për ndihmën dhe mëshirën e tij”, ka thënë Irinej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.