Haradinaj akuza të forta ndaj zyrtarëve të BE-së: Mogherini dhe Hahn dëmtuan Kosovën

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherinin dhe komisionerin Europian për Zgjerim, Johaness Hahn, se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.

Sipas Haradinajt, të dy zyrtarët e lartë kanë dëmtuar Kosovën dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka treguar se nëse ata nuk do të kishin biseduar për çështjen e kufijve dhe territoret, sot Kosova dhe Serbia mund të kishin arritur një marrëveshje.

“Vazhdim i gabimit që e ka bërë zonja Mogherini dhe komisionari Hahn a kanë humbur 1 vit BE-së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e le të hapur për mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve që po shkojnë”, theksoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.