Grabiten 350 milionë lekë në kasafortën e avokatit të njohur

Një shumë e konsiderueshme parash i janë grabitur avokatit nga Durrësi. Avokati Edmond Saliu ka denoncuar në polici se autorët janë futur në banesën e tij në Durrës dhe kanë marrë kasafortën, brenda së cilës kishte 350 milionë lekë të vjetra.

Avokati Saliu ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë në momentin që i kanë grabitur banesën, ndërsa e ka konstatuar kur është rikthyer. Banesa e avokatit që është grabitur ndodhet në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit.

Edmond Saliu është një avokat i njohur në Durrës, pasi ka mbrojtur disa çështje. Ai ishte njëri nga dy avokatët që mbrojti dy vëllezërit Ekonomi, të cilët u akuzuan se rrahën për vdekje 60-vjeçarin Agim Arapi, dosje në të cilin ishte i përfshirë edhe Jurgen Kurti, që u vra pak javë më parë në Tiranë.

Policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapen e personave të përfshirë në këtë grabitje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.