Gjobë PD-së për urinim, ironizon Manjani: Po për po*dhët do gjobitet LSI?

Protesta 4 orëshe e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit të shtunën në mbrëmje, u pasua me një të dielë të mbushur me debate dhe deklarata në distancë.

Padyshim që kryefjala e përplasjeve midis opozitës dhe mazhorancës ishte fotoja e një protestuesi që urinon në derën e Kryeministrisë dhe gjoba që Policia Bashkiake e Tiranës i vendosi PD-së, prej 20 mijë lekësh për këtë akt.

Lidhur me gjobën nga Erion Veliaj ka reaguar sot ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili ka ironizuar Bashkinë e Tiranës.

Duke e cilësuar një mrekulli juridike, Manjani thotë se me këtë logjikë Partia Demokratike është përgjegjëse për cilindo që mban kapuç dhe që urinon.

Në vijim të arsyetimit të tij, Manjani pyet: Po për pordhët kush do gjobitet?! LSI?!

“Ja dhe qesharakët e Bashkinë e Tiranës! Mrekulli juridike! Dmth sipas kësaj mrekullie, Partia Demokratike është përgjegjëse për cilindo që mban kapuç dhe që e bën shurrën… Dhe e paskan dashur të jetë “prezent” të gjithë PD-në kur kanë sajuar këtë mrekulli. Dmth policia Bashkiake nuk e paska zënë në flagrancë “PD” duke bërë shurrën… Por e panë në Televizor një njeri me kapuç dhe shpikën këtë paçavure ligjore. Po për pordhët kush do gjobitet?! LSI?! Mjerë ligji në dorë të kujt ka rënë! Qesharakë pa fund!”, shkruan ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.