Erdhi për të rrëzuar Ramën, kush është 80-vjeçarja që bëri 100 km për të protestuar?

Në protestën e 13 prillit, në mesin e protestuesve opozitare gjendej edhe një gjyshe 80-vjeçare.

E moshuara Mine Koka, udhëtoi që nga Mati për të qenë pjesë e protestës së thirrur nga Lulzim Basha dhe iu desh të përshkonte rreth 100 kilometër rrugë.

E veshur me një shami të bardhë në kokë, Mine Koka sfidoi shiun dhe e shoqëruar nga mbesa e saj, Denisa Vata kërkoi largimin nga pushteti të Edi Ramës. Mbesa e saj ka treguar se gjyshja kishte dëshirë të merrte pjesë në protestë pasi donte të rrëzonte qeverinë aktuale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.