Duma: Rama pranë greminës, gjithçka ka rënë!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, theksoi në emisionin Open me Eni Vasilin se protestat janë të domosdoshme.

“E di shumë mirë se rezultati nuk vjen për dy muaj, por dalja nga Parlamenti ka shtuar një kartë morale për opozitën. Parlamenti ishte kthyer në “çark”, gjithçka institucionale në Shqipëri është e rënë. Drejtësia e kapur, Gjykata Kushtetuese e munguar, kryeprokurorja e përkohshme që po bëhet e përjetshme”, u shpreh Duma.

“Është zhdukur ideja që Rama është i pathyeshëm. Sot nuk ka njeri që vë në dyshim se Rama është në cep. Qeverisja e PS-së është një tufë me çuna e goca të reja që nuk i njeh as vetë PS-ja. Problemi është që jemi kthyer në autokraci”, shtoi Duma.

Leave A Reply

Your email address will not be published.