Digjet katedralja 850-vjeçare e “Notre-Dame”, Macron: Një pjesë e jona u shkatërrua!

 

Katedralja e famshme Notre Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Agjencia franceze e lajmeve tha se flaka mund të ketë lidhje me punimet e rinovimit që po i bëhen ndërtesës.

Ky zjarr i përmasave të mëdha, që shkatërroi një pjesë të historisë së Francës, ka detyruar presidentin Emmanuel Macron që të shtyjë një fjalim të planifikuar.

Një zëdhënës i Pallatit të Elysee ka deklaruar: “Për shkak të zjarrit të tmerrshëm që po shkrumbon ‘Notre-Dame-de-Paris’, Presidenti i Republikës ka vendosur të shtyjë fjalimin e tij.

“Jam i pikëlluar të shoh sonte se si një pjesë e jona po digjet”, ka shkruar Macron në Twitter.

Katedralja mesjetare përfundoi së ndërtuari në shekullin e 13-të dhe sot, konsiderohet po aq kryevepër arkitekture, sa edhe një simbol fetar.

E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga objektet më të njohura turistike të Parisit dhe tërheq rreth 13 milionë vizitorë në vit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.