Basha thirrje nga Sllovenia: KE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri

Kreu demokrat Lulzim Basha ka bërë thirrje nga Sllovenia që BE të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri.

I ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, lideri demokrat gjatë fjalës së tij kërkoi aplikimin në Shqipëri të ashtuquajturit ‘Raporti Priebe’.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit ‘Raporti Priebe’, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’ për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, deklaroi Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.