Bardhi: Lleshaj mbetje e komunizmit, gjyqtarët po i shërbejnë qeverisë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të cilin e ka quajtur një mbetje të komunizmit.

Në një deklaratë për mediat pasi doli nga ambientet e prokurorisë ku depozitoi një kallëzim ndaj policisë e ministrit të Brendshëm Bardhi nuk kurseu kritikat as ndaj organit të akuzës që sipas tij po rrezikon të kthehet në një vegël qorre në duart e qeverisë.

“Kam dhënë të gjitha faktet dhe provat e PS nga ana e policisë së Shtetit që me urdhër politik ka penguar qytetarët në të drejtën e tyre për të protestuar. Organit të akuzës i bëj thirrje të mos bëhet shtojcë e policisë së shtetit, nuk është organ nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Sot ka 40 qytetarë që janë ende në burg, kur nuk ka asnjë pamje filmike që tregon se kanë kryer akte te dhunshme. Ministri i brendshëm e cilësoi protestën ngjarje kriminale ndërsa grabitjen ne Rinas incident. Ju bëj apel gjyqtarëve dhe prokurorëve se nuk kanë për ta kaluar vetingun duke i shërbyer qeverisë. Ministri është një mbetje e komunizmit që e cilëson protestën puç kushtetues”, tha Bardhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.