Ankesat për gazin/ Deputeti i PS ‘shfrenon’ gjuhën: “Opozitë të kam dhj*rë…”

Nuk i ka dalë ende mazhorancës qeverisëse me protestën e opozitës dhe ankesat e tyre për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e akuzojnë se sulmon me gaz kimik qytetarët gjatë tubimeve.

Teksa Lleshaj është paditur për këtë çështje nga PD, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu e ka sulmuar opozitën duke përdorur fjalët e famshme të Faik Konicës.

“Opozitë të kam…….s’të kuptova asnjëherë do thonte Konica”, shkruan Ndreu në Facebook, duke theksuar se opozita po “qurravitet për gazin që e ka blerë vetë”.

“Këta qe ju dhanë plumba protestuesve te 21 Janarit, qurraviten për gazin lotsjellës qe e blenë vete ! Ne fund fajin e ka ministri Lleshaj qe nuk lejon ca huligane me maska me hy ne parlament!”, thotë Ndreu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.