Kriminelët në “duart” e Kim Kardashianit!

Kim Kardashian do të jetë imazhi i ‘Vogue’ për muajin e ardhshëm. Ylli ka zbuluar për revistën e njohur se së shpejti do bëhet një avokate e zonja dhe për ta arritur këtë po mëson fort.

Kim nuk ka një diplomë të fakultetit Juridik, por në Kaliforni një person mund të bëhet avokat nëse e kalon provimin e jurisprudencës pas një praktike katërvjeçare me një avokat apo gjykatës.

Ky provim është shumë i vështirë për t’u dhënë pasi vetëm 41 % e atyre që i nënshtrohen janë në gjendje ta kalojnë.

“Ligjin e kriminalistikës mund ta bëj me sy mbyllur. Bëra testin e parë dhe mora 100 pikë. Super i thjeshtë për mua. Leximi është ai që me të vërtetë më merr kohë. Është kaq konsumues. Konceptet unë i kuptoj në dy sekonda”, u shpreh Kim Kardashian gjatë intervistës së dhënë.

Comments are closed.