Në vilën luksoze të Admir Murataj në Prezë, ku u gjetën eurot në frigorifer (FOTO)

Katër super-grabitje, mbi 16 milionë euro të marra dhe 13 emrat, ndër ta më i veçanti “Adi Tropojani, që e bënte edhe personin më të rrezikshëm në radhët e  “skifterëve” shqiptarë, janë karakteristikat dalluese të Admir Muratajt.

Me mbiemrin e vërtetë Nikaj, ai është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka arritur të hyjë në një bankë të nivelit të dytë, të vjedhë 2 autoblinda në Qafë-Kashar – Rinas dhe të grabisë 10 milionë euro në aeroportin  “Nënë Tereza”.

Por përveç detajeve të mësipërme, vlen të përmendim se Admir Murataj para se të arratisej nga burgu grek i Trikallas jetonte në një banesë 1-katëshe në Prezë të Tiranës, e cila më pas u kthye në një vilë super-luksoze.

Gjatë aksionit të Policisë së Shtetit në vitin 2017, ku u arrestuan anëtarët e bandës së tij, mes të cilëve edhe Dashamir Kupa, në banesa u gjetën edhe një pjesë e parave të vjedhura, të groposura në tenxhere, por edhe të futura me qese në frigorifer.

Policia gjithashtu konstatoi se vila e Admir Murataj ishte e rrethuar me kamera sigurie dhe me hekura nga të gjitha anët, duke e bërë të pamundur hyrjen brenda.

Policia asokohe hyri në banesë në sajë të operacionit të kërkimit për grabitësin famëkeq.

Comments are closed.