Nga dado në spiune, karriera e pazakontë e Leontinës

Leontina Tereza Koen, mbiemri para martese Petkë, gruaja e agjentit të zbulimit të jashtëm Morris Koen, i rekrutuar në vitin 1938 në Spanjë me propozimin e të shoqit, u rekrutua në vitin 1941 me cilësinë e agjentes. Që atëherë ajo kaloi një rrugë gjysmëshekullore në zbulim, mori pjesë në detyrën e korrierë-ndërlidhëses dhe rekrutueses së burimeve të informacionit, realizoi operacione jashtëzakonisht të rëndësishme dhe të rrezikshëm për marrjen e materialeve të çmuara, për armën bërthamore në SHBA, në vitet 1942-1950. Më vonë, pas përgatitjes speciale në Moskë, punoi si zbuluese dhe radiste në Angli, që nga viti 1955 deri në vitin 1960, ndërsa në vitin 1961 arrestohet dhe deri në vitin 1969 ishte e burgosur në Angli. Pas lirimit deri në fund të jetës së saj ishte rezervë speciale. Leontina lindi në vitin 1913 në qytetin Adams të shtetit Masacujstes, në SHBA në familjen e Vladislav Petke, me origjinë nga Polonia. E filloi punën shpejt punoi si dado, shërbyese, kamariere.

Që nga viti 1927 jetoi në Nju Jork punoi në rrobaqepësi . Në vitin 1937 u njoh me Morris Koen, gjatë një prej mitingjeve në mbështetje të luftës civile në Spanjë. Pas kthimit të Morris nga Spanja, ku ai ishte vullnetar i republikës spanjolle në luftë kundër frankistëve, ata vendosën që të martoheshin. Ndërkohë, Morris bashkëpunonte me zbulimin sovjetik dhe bëri propozimin për tërheqjen dhe të Leontinës me cilësinë e burimit të informacionit: ajo punonte në uzinën e aviacionit, e cila prodhonte porosi të mbrojtjes. Rezidentura legale për të dha karakteristikë pozitive.

“Gjatë procesit të bisedës njohëse nga bashkëpunëtori i rezidenturës “Tuen”, ai krijoi për të përshtypje të mira: internacionaliste e vërtetë, pjesëmarrëse aktive e mitingjeve dhe demonstratave në përkrahje të Republikës së Spanjës, me dëshirë kryen detyra të ndryshme të Partisë Komuniste në SHBA. Ja çfarë shkruan Morrik për të shoqen: ”Se ne me Lonën jemi njerëz krejt të ndryshëm: në qoftë se ajo është e vrullshme, atëherë unë jam një shkëmb që nuk i afrohesh dot, ajo bën potere, unë jam shumë i qetë. Atje ku ajo është e paduruar unë jam i butë dhe i qetë. Ajo nxiton, unë nuk ngutem. Në qoftë se nga karakteri unë jam krejt e kundërta e saj në mënyrë të vendosur mendova sido që të jetë unë jam i detyruar ta rekrutoj atë”.

Ndërsa në kujtimet e saj ajo e përshkruan kështu këtë bisedë: “Ai donte të sillte në këtë botë një pikë të arsyetimit të tij dhe për këtë donte shumë që unë ta ndihmoja. Ai tha kështu: Ti duhet të më ndihmosh mua Lona. Kur burri dhe gruaja do të merren me të njëjtën gjë, atëherë do të jetë e sigurt dhe e parrezikshme për të dy”.

Më tej Morris tregon: “Unë i kërkova Lonës që askujt të mos i tregonte për bisedën tonë. I thashë që vetëm duke ruajtur sekretin më të rreptë ne do të ruajmë jo vetëm veten tonë, por dhe atyre rusëve që punojnë në Nju Jork. E habitur nga fjalët e tij atëherë ajo e pyeti: “Po ju a nuk keni frikë?”. Ai iu përgjigj: “Po, kam frikë, ndonjëherë duket sikur çdo kalimtar që të shikon ty dhe e di që ti je i tillë. Dhe menjëherë dhe mendimet që s’të ndahen për atë, se ty në çdo minutë mund të zbulojnë dhe të arrestojnë…”.

Comments are closed.