Armando Bora sjell historinë e dy burrave

Në orët e vona të natës, në një stacion të harruarr autobuzi në periferi të qytetit të Sidneit, jo larg bregut shkëmbor të oqeanit Paqësor, do të takohen Norm dhe Ahmed për të na treguar një histori të vjetër sa vetë historia e njerëzimit. “Norm dhe Ahmed”, vepra e shkruar nga Alex Buzo do të ngjitet në skenën e ArTurbina më datat 6-7 prill nën regjinë e Armando Borës.

Në role kryesore interpretojnë aktorët Gert Ferra, Lulzim Zeqja dhe Gladiola Harizaj. “Norm dhe Ahmed” është vepra që e futi autorin shqiptaro-australianin Alex Buzo, në radhën e shkrimtareve më të mirë të kontinentit australian.

E shkruar me një gjuhë dhe stil ku nuk mungojnë situatat dhe batutat e humorit, ironisë dhe sarkazmës. E vlerësuar me disa çmime dhe e vendosur në disa vende të botës, kjo vepër vazhdon të mbajë hapur debate dhe diskutime të forta për temën dhe konfliktin e ashpër qe trajton.

Comments are closed.