Ema Andrea: Duhet me ditë me e dashtë Teatrin, çdo ditë

“Teatri nuk është “loje shpiash”, ku fqinjët mblidhen me pi kafe e me “vra” kohën, nuk është mjet deliri e famë “te lagja jone”, nuk është gare, “kush ja hipën më shumë” ! Teatri nuk kërkon pushtet sepse ka lind prej vetes, e ka pushtetin e ndërgjegjes, lind me ne e vazhdon të jetojë edhe kur ne ikim!

Shkruhet në rërë çdo nate, dallgët e era që i shkojnë përsipër nuk e fshijnë por e kthejnë te i Zot -Njeriu që mbet pa formë kur i mungon Arti përgjatë rrugëtimit të ngushte drejt fundit! Duhet me dite me e dashtë Teatrin, çdo ditë, më kuraje e perkushtim! Teatri frikëson ashtu si e vërteta! Ndaj, kush e “përdor” prej mundësisë apo pamundësisë me e dasht,duhet me pas kujdes se çfarë shkruan në rërë! Era e dallgët “kthehen në shtëpi” gjithmonë!”.

Kështu shkruan aktorja Ema Andrea në ditën Ndërkombëtare të Teatrit. Çdo vit në këtë ditë, një personalitet i teatrit shkruan një ese mbi teatrin. Këtë vit mesazhi i është besuar Carlos Celdran, nga Kuba.

Comments are closed.