Zidane kërkon 10 fitore radhazi me Real Madridin!

Kalendari i La Ligas nuk premton edhe për shumë takime të mbetura deri në uljen e siparit të këtij sezoni, por tekniku i madrilenëve të  Realit është i vendosur për të bërë një tjetër mbyllje historike të këtij edicioni tanimë që ka marrë sërish drejtimin e Los Blancos duke synuar fitimin e të gjitha sfidave nga tani e deri në fund të fushatës  2018/19.

Me ende 10 sfida të mbetura në kampionat për t’u luajtur francezi ka vendosur objektivin e grumbullimit të 30 pikëve deri në fund për të vijuar serinë pozitive te tre pikëve të fituara ndaj Celta Vigos, që përkoi të ishte dhe ndeshja e debutimit të tij dytë si timonier i klubit mbretëror.

Edhe pse mund të tingëllojë si një objektiv shumë ambicioz Zidane e ka arritur më parë një statistikë të tillë në të shkuarën  gjatë sezonit 2015/16, duke sigluar me fitore të 12 ndeshjet e fundit të atij edicioni, çka bëri që për Barcelonën kryesuese të shtohej presioni duke mos e fituar dot në avancë titullin kampion të Spanjës, por pikërisht në ditën e fundit.

Ai sukses edhe pse nuk vlejti për trofeun e kampionatit, asokohe ndikoi pozitivisht ediconin e pasardhës për Los Blancos, ndaj edhe këtë herë Zidane kërkon që ta mbyllë pozitivisht sezonin për të nisur edhe më mbarë ediconin e ardhshëm.

Gazeta Shqip

Comments are closed.