Vendi i parë në BE zhvendos ambasadën e tij në Jerusalem

Kryeministrja rumune, Viorica Dancila, njoftoi zhvendosjen e ambasadës rumune nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Është vendi i parë i BE që arrin të transferojë selinë e tij diplomatike pas vendimit të administratës Trump.

“Unë jam e lumtur të njoftoj zhvendosjen e ambasadës sonë në Jeruzalem, kryeqytet i shtetit të Izraelit”, tha Dancila në konferencën e AIPAC në Uashington.

Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur  zyrtarisht ambasadën e tyre në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem në 14 maj të vitit të shkuar, ndërkohë që të paktën 52 palestinezë u vranë dhe qindra u plagosën në përleshjet me forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës me shtetin hebre.

Ambasada e përkohshme do të funksionojë brenda ndërtesës së konsullatës ekzistuese amerikane në Jerusalem, derisa të gjendet një objekt më i përshtatshëm.

Vendosja e ambasadës amerikane në Jeruzalem u miratua me votim dypartiak në Kongresin amerikan që në vitin 1995. Deri tani, të gjithë presidentët e mëparshëm amerikanë patën nënshkruar çdo gjashtë muaj një shtyrje të zbatimit të këtij vendimi, për arsye sigurie.

Gazeta Shqip

Comments are closed.