Protesta e opozitës, lihen në burg 3 nga 6 të arrestuarit

Kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë, gjashtë të arrestuarit pas protestës së të enjtes që lamë të organizuar nga opozita, para Parlamentit.

Gjykata ka vendosur të lërë në qeli, Dorian Protoduarin 31 vjeç nga Tirana, Emiljan Mustafën 26 vjeç nga Kavaja, dhe Mariglen Doçin, 24 vjeç nga Mamurrasi.

Ndërkohë “arrest shtëpie” u vendos për Arbër Kolën 20 vjeç nga Rrësheni, Jurgen Gjikolën 24 vjeç nga Shijaku dhe Bledar Dollinë 36 vjeç nga Kavaja.

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha në dalje të gjykatës  se, “Dorian Protoduari nuk ka qenë fare tek pjesa kur përplaseshin, kur pati disa shtyrje të vogla me policinë. Edi Rama, i shpalli luftë sot ‘Astirit’. Do të të ndjekim, se je në kafe, në restorante, në takime, do të të ndjekim me protesta. Na kap na fut në burg! Nuk do të ndalemi së protestuari edhe nga burgu”.

Ndaj protestuesve të ndaluar dhe proceduar, rëndojnë akuzat e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Seanca e sotme u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa në të morën pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe familjarë.

Comments are closed.