Polonia në alarm, 8 futbollistë i kap viroza!

Sirenat e alarmit kumbojnë tek kombëtarja polake e futbollit, me përfaqësuesen që është pushtuar nga ankthi. Lajmet jo të mira vijnë nga infermieria me trajnerin Jerzy Brzeczek që ka një organikë të cunguar për sfidën e mbrëmjes ndaj Letonisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.

Fati i keq ka goditur këtë kombëtare, e cila është përfshirë nga një epidemi e mirëfilltë me tetë prej lojtarëve të sëmurë nga një grip viral. Nuk bëhet fjalë për ndonjë helmim nga ushqimi por virozë e mirëfilltë që është përhapur në organikë dhe i pari që ka shfaqur simptomat ka qenë Arkadiusz Milik, për të vijuar më pas me Krzysztof Piatek dhe Bartosz Bereszynski.

Bëhet fjalë për një epidemi dhe i pari që ka shfaqur simptomat e saj ishte Milik. Me siguri ka qenë diçka në ajrin e kondicionuar në hotelin e  Vjenës para sfidës me Austrinë. Më pas shenjat e kësaj epidemie janë përhapur dhe tani kemi tetë lojtarë të sëmurë, deklaroi trajneri Jerzy Brzęczek në konferencën e shtypit.

Comments are closed.