Parashikimi i zonjës Meri, a do ketë zgjedhje në 30 qershor?

Në Shqipëri ka nga ata që duan ta lexojnë fatin përmes filxhanit të kafesë, letrave apo leximit të dorës.

Por ka edhe nga ata që pretendojnë që komunikojnë me perënditë dhe thonë se janë shërues.

Veç tyre janë edhe astrologët që edhe pse jemi në një rrëmuje politike, thonë se në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet lokale të qershorit.

Astrologia e njohur, e quajtur Meri nuk ka dyshime, nëse do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor. “Unë mendoj se do ketë zgjedhje, e tregon edhe Jupiteri e Neptuni, edhe pse nuk është mirë të deklarojmë gjëra precize”, – tha ajo.

Comments are closed.