Majko rrëfen telefonatën pak para sulmit të NATO-s ndaj Serbisë

Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.

Siç thotë Majko në një status në “Facebook”, për të ishte veç një telefonatë me shprehejn “It is done”.

Postimi i plotë

Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!

Për mua, ishte veç një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit… për të nesërmen e luftës. Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë!”.

Gazeta Shqip

Comments are closed.