Krujë, i vendoset tritol makinës së 43-vjeçarit (EMRI)

Ditën e djeshme nga policia e Krujës është zbuluar një sasi lënde plasëse, që ishte vendosur pranë një makine që ndodhej e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mallkuç dhe fatmirësisht lënda plasëse s’ishte aktive.

Mësohet se pronari i makinës, pranë së cilës u gjet tritoli është Florind Muca, 43 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat xheniere që kanë bërë të mundur marrjen nën kontroll të vendit të ngjarjes duke asgjësuar lëndën plasëse.

Comments are closed.