“Kreh” vilat dhe bizneset në Londër, ‘skifterit’ shqiptar i del emri te BBC

Në emisionin “Crime Watch” të televizonit kombëtar britanik BBC, mbrëmjen e djeshme ka dalë edhe emri i një shqiptari, i cili kërkohet nga autoritet angleze pasi është autori i dyshuar i disa vjedhjeve.

Anton Krasnioi dyshohet se ka kryer një sërë grabitjesh në Londrën lindore, ndaj në emision u bë thirrje që kushdo që kishte informacion për shqiptarin ta denonconte në polici.

“Krasnioi nuk është rasti i parë i shqiptarëve të implikuar në grabitje. Gjatë viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve qe grabisin shtëpi, biznese dhe vila në Angli. Shumë shqiptarë të përfshirë në rrjetin e vjedhjeve janë transferuar nga Italia dhe Spanja drejt Anglisë”, raportoi BBC.

Në proces gjyqësor ndodhet edhe një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai vidhte vilat e futbollistëve dhe këngëtareve të  njohur anglez, ndërsa akuzohet se ka kryer mbi 16 grabitje.

Comments are closed.