Kolumbi, binjake brenda binjakes në fetus!

Lindje e jashtëzakonshme në Kolumbi. Një vajzë e vogël lindi në brendësi të fetusit të motrës së saj binjake. Një fenomen jashtëzakonisht i rrallë që quhet “fetus në fetus”, një gjendje e parë e përshkruar në 1808 nga revista mjekësore britanike.

Anomali, sipas statistikave, ndodh një herë në 500 mijë lindje. Fëmija, emri i të cilit është Itzamara, u operua menjëherë: fetusi brenda saj u hoq nëpërmjet një operacioni kirurgjik. Është mirë tani, sipas asaj që raporton “New York Times”.

Raste të ngjashme kanë ndodhur në Indi, Singapor dhe Indonezi. Kjo ngjarje e fundit është edhe më e rrallë ,sepse mjekët ishin në gjendje të identifikonin “fetusin në fetus” gjatë shtatzënisë. Fillimisht, ata kishin menduar për një kist hepatik.

Më pas, përmes një ultratingulli me definicion të lartë, Dr. Miguel Parra-Saavedra, i cili ndiqte rastin, ishte në gjendje të shihte se një tjetër trup i vogël ishte i fshehur brenda fëmijës, me një kordon kërthizor të lidhur me zorrën e motrës së saj.

Në javën e 37-të, më 22 shkurt, Itzamara peshonte tre kilogramë. Për të parandaluar që fetusi të dëmtojë organet e brendshme të foshnjës, mjekët vendosën ta nënshtronin nënën e Itzamara në një seksion cezarian.

Fetusi, i hequr më pas, ishte pesë centimetra i gjatë, kishte kokë dhe gjymtyrë, por zemra dhe truri nuk ishin zhvilluar. Në raste shumë të rralla, vërehet prania e fetusit më të vogël vetëm pas disa vitesh. Siç ndodhi, në 2015-ën, për një 49-vjeçare nga Qiproja.

Gruaja ishte operuar në Britani për të hequr atë që dukej të ishte një kist i zakonshëm ovarian. Menjëherë pas biopsisë, u zbuloi se ishte një fetus i keqformuar, i cili u zhvillua gjatë shtatzënisë së nënës dhe mbeti i fshehur për dekada të tëra te binjakja.

Gazeta Shqip

Comments are closed.