Ish-këngëtaret e “Spice Girls”, seks me njëra-tjetrën (Foto)

“Kjo ndodhi dhe, ne qeshëm shumë.” Mel B lëshon “bombën” dy muaj para fillimit të nisjes së turit të ribashkimit të “Spice Girls”.

Dhe thërret në kauzë Geri Halliwell: në fakt duket se të dyja kishin pasur marrëdhënie seksuale në vitet 1990. Vetëm një herë. Këngëtarja, e cila prej kohësh deklaroi se ishte lesbike, i bëri këto deklarata gjatë emisionit “Life Stories” të Piers Morgan.

Mel B zbuloi se ka shijuar një natë ‘të nxehtë’ me shoqen e grupit “Spice Girl”,  Geri Halliwell.

Por zbulimi i ‘bombës’ së Mel mund të inatosë bashkëshortin milioner të shoqes së saj dhe ‘të tronditë’ ribashkimin veror të Spice Girls

Deri tani fantazia e tyre kishte qenë kaq ‘e heshtur’, sa  që Mel e kishte lënë atë jashtë nga autobiografia me titull ‘Brutally Honest’. Por, e nxitur nga mikpritësi Piers, ajo pranoi: “Ajo (Geri)  do të më urrejë për këtë, sepse ajo është e vyer në shtëpinë e saj, me burrin e saj, por ky është një fakt.

“Kjo thjesht ndodhi. Ne ishim shoqe të ngushta.” Piers pyeti: “Pra, vetëm një herë?” Mel u përgjigj: “Po”. Mel tha: “Unë e kam thënë tani.  Ajo do të më vrasë, po kështu edhe burri i saj “. Ajo shtoi: “Shpresojmë se kur Geri të pyetet për këtë, nuk do ta mohojë, pasi ajo ishte vetëm  diçka argëtuese”.

Comments are closed.