“I vidhen 300 mijë euro Drejtoreshës së Ramës, policia fsheh ngjarjen”

Erjona Hoxha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar paraditen e sotme drejtoreshën e kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë, Erjona Hoxha se në banesë i kanë vjedhur 300 mijë euro.

Sipas ish-shefit të qeverisë kjo shumë ishte përvetësuar nga “kryesekserja”në bashkëpunim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga buxheti i shtetit për këtë dikaster.

Duke ju referuar qytetarit dixhital Berisha thekson se nga policia është mbajtur e fshehtë kjo grabitje.

POSTIMI I SALI BERISHËS:

Denoncon drejtoreshen qe i kanë vjedhur 300 mije euro dhe policia fsheh këtë akt.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Profesor Berisha. Unë jam një punonjëse e Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Do te doja te denoncoja diçka te padëgjuar me pare qe ka ndodhur ne ministrinë ku unë punoj prej shume vitesh. Drejtoreshës se kabinetit te ministres Erjona Hoxha i kane vjedhur ne shtëpi një shume prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur ne tetor 2018 por është mbajtur e fshehte nga policia se kuptohet atë shume Erjona Hoxha nuk mund ta justifikonte.

Me e rëndësishmja eshte se Erjona është kryesekserja e ministres Manastirliu dhe te dyja bashke po kërkojnë qe këto para te vjedhura ti zevendesojne përsëri me te tjera vjedhje. Kuptohet qe Erjona është rojtarja. Vjedhja, arroganca, gjobëvënia, klientelizmi janë tipari dallues i kësaj bande. Gjithë llumin e pisllëkun kjo bande përpiqet ta mbuloje me makijazhe te shtrenjta dhe like e share me detyrim ne Facebook. Te lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij.

Comments are closed.