Historia e Olghes, shqiptari që “mposhti” Mesin dhe u prenotua nga Reali

Dyqind prekje me topin e tenisit pa rënë në tokë dhe një test paraprak me “Los Blancos”. Flet Babai, Lulzim Balliu: Është akoma shpejt

“Me topin e tenisit ndër këmbë, ai bëri njëqind e nëntëdhjetë e tetë palexho, njëqind e nëntëdhjetë e dy të filmuara nga unë. Messi bëri njëqind e tetëdhjetë … “. Është një “sa për të thënë”.

As Lulzim Balliu nuk bën krahasime mes djalit të tij Olghe dhe numrit 10 të Barcelonës. “Duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, shton menjëherë babai 40-vjeçar i të miturit nga Shqipëria, banues në Treviso të Riese Pio X, një punonjës në një kompani metalike.

Megjithatë, Lulzimi gjithashtu deklaron: “Ai ka talent …”. Ai është Olghe Balliu, debutues me ekipin e futbollit Cittadella, një djalë shumë italian, bir i një babai i cili emigroi nga Shqipëria në fillim të viteve 2000, një “xhuxh” 13-vjeçar i futbollit, i cili, nga “i ulët” prej 145 centimetra, qëndron në mesin e shokëve të tij me dhjetëra centimetra më shumë.

Lartësia është gjysma e bukurisë, por, me topin mes të këmbëve, gjysma tjetër është bërë me driblimin, prekjen dhe imagjinatën e ushqyer me teknikë. I vogli Olghe mund të ëndërrojë me Lionellin blaugrana në sy: idhujt janë idhuj dhe nuk diskutohen. Mirëpo, për tre vjet ai nuk do të jetë pjesë e “Masias”, por më shumë të ngjarë, në një projekt kampion me një aneks të vogël në Ciudad Real Madrid, qendër sportive e “merengesve” të Spanjës.

Transfertat në Spanjë

Fidanishtet dhe ekipet e të rinjve. Në kohën e futbollistëve, klubet e mëdha i kanë sytë tek talentet në të gjithë botën. Qëllimi është që kampionin ta prodhosh vetë, sepse nëse Ronaldon e fabrikon në shtëpi, nuk duhet të paguash qindra miliona të rinjve të Benfikës apo të Ajaksit.

Historia e Olghes, është një lule që ndoshta do të lulëzojë, por tashmë është në prag të kësaj historie më të madhe, se dikush e pëlqen dhe të tjerët e vlerësojnë më pak. “Dy vjet më parë, – thotë babai, – shkuam në Curtarolo, në kampin e Realit, duke paguar 200 euro. Një trajner e pa djalin tim dhe tha: ‘Ne kurrë nuk japim nota, por unë kurrë nuk kam parë një teknikë si kjo e tij në këtë moshë …”. Anësori i majtë i Citadellas është më i miri mes pesëdhjetë fëmijëve të mbledhur në Padova; për babain e Balliut është ftesa në Torino, faza e dytë e |Real Italy”: “Shtatë fëmijë të përzgjedhur, i imi vlerësohet si një nga më premtuesit”.

Në korrik të një viti më parë, vjen ftesa për në Madrid, tre ditë nën vëzhgim me një fluturim të paguar nga familja. Ftesë e re më 4 janar, këtë herë aeroplani i paguar nga “Los Blancos”: “Ata thanë se janë të lumtur me djalin tim, por për të hyrë në skuadër, duhet të mbushë 16 vjeç”. Olghe mbetet një “i vëzhguar special” dhe ndërkohë në mars kthehet në Spanjë.

“Ne kemi bërë një reklamë me Adidas, sponsor i Realit”. Megjithatë, ekzistojnë rregullat e UEFA-s dhe tre vjet që duhet të presim, të cilat janë shumë … “Le të shohim se çfarë do të ndodhë, – thotë, me kujdes, Lulzimi. – Çfarë do të thotë Madridi? Jam i kënaqur dhe krenar për djalin tim, por me këmbë në tokë. Ta transferoj familjen atje? Për mua do të ishte e vështirë, pasi unë kam punën këtu, por kush e di…”.

Lojë dhe e ardhme

Balliu i madh, një qendërmbrojtës i majtë që arriti në kategorinë e dytë të luajë me Riesen, i dha djalit të tij topin e parë: “Shtëpia është tani një fushë futbolli, Olghe luan me topa dhe me gjithçka … Shkolla? Nuk është aq mirë. Do të studiojë, po, ndoshta të bëhet profesor i edukimit fizik”. Fëmija është pak i ndrojtur, “por ai argëtohet në fushë”, thotë babai Lulzim. Për një para-kontratë, duhet të presë për vitin 2020 dhe të mbushë 14 vjeç, dy të tjera më pas për të kaluar kufijtë italianë. Atalanta dhe Chievo, në Itali, janë të interesuar për fenomenin e vogël: “Do të shohim se çfarë do ndodhë”, thotë babai. E tashmja e djalit është Cittadella, që gjithashtu do të thotë edhe trajnim “i veçantë”, i organizuar nga një tjetër person që ka lidhje me Leo Messin. Nga fillimi i sezonit, me të rinjtë e klubit, është një teknik.

Është Bassano Massimiliano Sambugaro, “bomberi”-idhull në Veneto për njëzet kampionate të gjata, gjithmonë një fije nën profesionalizëm. “Sambu” është gjithashtu kampion i trukimeve me topin, që përmes rrjetit sfidoi Messin, duke goditur traversën nga goditja e këndit, duke u bërë protagonist i mijëra videove që e bëri atë një personazh social: “Olghe duhet të punojë dhe të punojë shumë . Ai detyrohet të rritet në zgjedhjet e lojës, të maturohet, por është normale për moshën e tij”, shpjegon mjeshtri. Dhe fakti që ai është i vogël? “Në Itali shikojmë shumë gjatësinë. Unë, përveç këmbës, shikoj teknikën … “.

E mendon kështu edhe Christian La Grotteria, ish-golashënues i La Platas, që kalooi nga Ancona, Palermo, Padova, Spal dhe pikërisht në Bassano, përpara se të arrinte në Cittadella, ku drejton sektorin e të rinjve. “Ai ka cilësi të mëdha teknike, – thotë për shqiptarin e vogël, Olghe. U vëzhgua nga Reali dhe jemi të kënaqur me përvojën e tij. Ne duam që ai të rritet mirë dhe të qëndrojë te Cittadella”.

Në Itali shikohet shumë fiziku dhe ata talente të vegjël, edhe pse të mirë, shpesh lihen mënjanë… A ekziston ky rrezik?

“Është e vërtetë ajo që thotë ai, por vizioni im i shpërblen ata që luajnë mirë, qofshin të gjatë apo të shkurtër”. Pra, e ardhmja e talentit Balliu mund të jetë reale dhe ndoshta edhe Real, por jo domosdoshmërisht …

Përktheu: Gazeta Shqip

Comments are closed.