Greva e transportit ajror në Itali, prek edhe Shqipërinë?

Do të jenë 95 avionë nga 550 fluturimet e ditës, që do të anulohen nga Alitalia në katër orët e grevës kombëtare të transportit ajror të programuar për nesër në 25 mars. Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në 14:00 të drekës, është parashikuar një “stop” mbi linjat kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa ato interkontinentale janë të garantuara. Kompania-flamur, ka programuar gjithsesi një plan të jashtëzakonshëm që parashikon për të gjithë pasagjerët një sistemim gjatë ditës.

Përballë kësaj situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes.

Kjo pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar nëpërmjet një komunikate i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

“Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme 25 Mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00. Si pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve. AAC i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata”, shkruhet në njoftim.

Comments are closed.