Gjendet një trup i dekompozuar, dyshohet për…

Një trup i dekompozuar është gjetur pranë malit të Krrabit në rrethin e Pukës. Trupi i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Mollave” në njësinë administrative të Qelëzës.

Dyshohet se trupi i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, i moshës 45-vjeç i cili ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Mësohet se 45-vjeçari ishte denoncuar i humbur nga familja e tij, ndersa nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në vdekjen e tij. Trupi i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Pukës.

Comments are closed.