20-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, flet Meta

Presidenti  Ilir Meta kujtoi sot 20-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë që do të sillte më pas edhe fundin e luftës.

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë”, shkruan Meta në reagimin e tij.

Presidenti vijon më tej duke dhënë falënderim për SHBA-në dhe NATO-n ndërsa shkruan se kjo ndërhyrje i dha fund spartimit etink.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.

Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.

Comments are closed.